osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

VIDEOPROVA/ Rama tradhëtoi paktin me Bashën për të çuar për “skrap” LSI kur e quajti Metën: Presidenti më i mirë që kemi pasur

VIDEOPROVA/ Rama tradhëtoi paktin me Bashën për të çuar për “skrap” LSI kur e quajti Metën: Presidenti më i mirë që kemi pasur

Gjatë një takimi me gazetarët, kryeministri Edi Rama, e cilësoi liderin e opozitës Lulzim Basha si tradhëtar.

Por në çfarë konsistonte kjo tradhëti, kur ndërkohë të dy liderët e partive më të mëdha në vend po garojnë për mandatin 3 të kryeministrit në rastin e Ramës dhe të parë në rastin e Bashës?!

Më tej kryeministri sqaroi se pakti i 17 Majit, Rama-Basha, ndër të tjera që i dim tashmë, paska pasur një pikë të veçantë.

Largimin përgjithmonë nga politika të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dy liderët kryesor të matrapazllëqeve politike.

Po sipas Ramës, nga fjala paska dal lideri i opozitës, i cili e ka tradhëtuar Ramën për të çuar për skrap LSI, madje sipas tij, ai i ka zgjatur dorën duke e afruar atë për koalicion.

Gjithësesi, Rama shtoi se personalisht i qëndron ende projektit për të “çmontuar komplet” LSI-në.

Por ndryshe pretendon Basha, i cili sapo kryeministri përfundoi konferencën, tha se Rama “çfarë thotë sot nuk thotë nesër”. Sipas kryedemokratit, Rama do të fillojë të përgënjeshtrojë veten brenda ditës.

Ndërkohë faktet janë kokëforta, se deri tani iniciativën për të nxjerr LSI nga sistemi politik e ka mbajtur vetëm Basha, menjëherë pas nisjes së fushatës elektorale të vitit 2017, fill pas marrëveshjes së famshme të 17 majit.

Ndërsa Rama gjithmonë ka heshtur për këtë fakt, madje shpesh simpatia e tij për LSI ka arritur deri në pikën ku e quante Ilir Metën: “Presidentin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria”.

Ja çfar thoshte Rama për Metën kur e zgjodhi President bashkë me votat e opozitës:

“Nuk e zgjodhëm si përfaqësuesin tonë, por e zgjodhëm si përfaqësues të opozitës dhe më adapt se Meta nuk mund të gjenim.

Ilir Meta nuk ka bërë asnjë gabim deri më sot. Nuk është se kemi shumë komunikim, po ka pak rëndësi. Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban.

Nëse nuk do ishte Meta, por një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shumë keq. Është presidenti më i mirë që kemi pasur”- u shpreh Rama./Ekskluzive.al

Videoprova që Basha pohon se do çonte LSI për “skrap”