osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zëvendës-minstrja e Jashtme: Do të punojmë fort që në qershor të jetë gjithçka në favor të Shqipërisë. Vettingu do të pastrojë drejtësinë nga të korruptuarit

Zëvendës-minstrja e Jashtme: Do të punojmë fort që në qershor të jetë gjithçka në favor të Shqipërisë. Vettingu do të pastrojë drejtësinë nga të korruptuarit

Zv/ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Dralo ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend, duke e ndalur theksin te rekomandimi i KE për Shqipërinë, reformën në drejtësi, por edhe sa i takon statusit të minoriteteve në vend, për të cilat pak kohë më parë u miratua një ligj në Kuvend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, zv/ministrja e Jashtme Dralo u shpreh se dhënia e rekomandimit pozitiv nga ana e KE për Shqipërinë, sipas saj, ka ardhur si rezultat i reformave shtet-formuese të ndërrmara nga ana e qeverisë “Rama 2”.

 

Dhe për këtë, zonja Dralo listoi disa nga reformat e ekzekutivit siç është nisja e procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilin u shpreh besim plotë se do të pastrojë sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit. Megjithatë, pavarësisht optimizmit, zëvendësministrja theksoi se qeveria gjatë kësaj kohe do të punojë fort për të bindur vendet skeptike të BE-së, në mënyrë që në qershor të jetë gjithçka në favor të Shqipërisë.

 

-Zonja Dralo, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë. Meritë e kujt është ky vendim?

 

Rekomandimi është certifikim i reformave agresive të ndërmarra nga ana e qeverisë, si edhe njohje e qartë e arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës, reformën e gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

 

-KE dha rekomandim pozitiv, por vendimi final do merret nga Këshilli i BE. A ka qeveria ndonjë plan për të bindur shtetet skeptike gjatë kësaj periudhe?

 

Shqipëria e ka merituar rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkim Europian, por ky fakt na ndërgjegjëson më tepër për të punuar më shumë, drejt përmbushjes finale të objektivit tonë. Shteti shqiptar do të zhvillojë një bashkëpunim intensiv mbi thellimin e mëtejshëm të zbatimit të reformave, me vendet anëtare, të cilat do të vendosin, lidhur me hapjen e negociatave, në vijim të rekomandimit të qartë të Komisionit Evropian.

 

Nuk po diskutohet zbatimi i ndonjë plani konkret, por sigurisht që strategjia e bashkëbisedimeve të vazhdueshme me të gjitha shtetet anëtarë, është mënyra më e hapur dhe e domosdoshme për të përmirësuar të gjitha kriteret e paracaktuara.

 

-Çfarë do të sjellë për shqiptarët hapja e negociatave?

 

Negociatat e anëtarësimit do të jenë fillimi i një rruge të vështirë për shndërrimin e mëtejshëm evropianizues të vendit. Ky hap do të jetë njohja e arritjeve të Shqipërisë në prioritetet kyçe, që lidhen me sundimin e ligjit. Është një vlerësim, por edhe inkurajim, për arritjet e mëtejshme. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë reformat e rëndësishme, të cilat kanë nisur tashmë të japin frytet e tyre.

 

Me lejoni të përmend në veçanti reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, të cilat çdo ditë e më shumë po e spastrojnë sistemin dhe po rikthejnë besimin e qytetareve te drejtësia. Gjithashtu të gjitha reformat e tjera shtetformuese që po ndërmerren në vend, i shërbejnë rritjes së standardeve dhe përmirësimit të jetës së qytetareve.

 

-Opozita nuk ka qenë shumë optimiste për negociatat, ndërsa ka pasur zëra nga Partia Socialiste se PD po lobon kundër integrimit. Ju si Ministri e Jashtme keni marrë sinjale mbi takimet e opozitës me të huajt?

 

Nuk besoj se është një çështje që i takon në veçanti Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, axhenda e opozitës. Ajo që do dëshiroja të theksoj, është fakti se të gjithë shqiptarët, kudo qofshin, si brenda apo jashtë kufijve, të pozicionuar në pozitë apo opozitë, në këtë periudhë që po kalon Shqipëria, duhet t’i shërbejë në një qëllimi të përbashkët, në favor të së ardhmes të vendit tonë, në dorëzim të një trashëgimie të denjë për brezat pasardhëse.

 

-I vetmi zyrtar i huaj që ka dalë kundër negociatave është deputeti gjerman Gunther Krichbaum. Si i shihni qëndrimet e tij, i cili njihet dhe si mik i PD?

 

Angazhimet dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, u vlerësuan edhe nga zyrtarë të lartë të BE, si Juncker e të tjerë. Nuk do të ishte normale në fakt, të përcillej një vlerësim pozitiv në unanimitet, prej të gjitha shteteve.

 

Do ishte e njëjta situatë ashtu si në rastin kur një student del me një mesatare absolute, përpara një seri testimesh të vështira, pa asnjë vërejtje apo koment përmirësimi, çdo gjë absolute lë hapësira për element joreal. Ne jemi të hapur e mirëpresim vërejtje dhe komente për çdo faktor që kërkon përmirësim dhe angazhim me të madh. Gjermania dhe Holanda kanë detyrim që të marrin mendim nga parlamenti i vendit të tyre për qëndrimin që do të mbajnë në këshill.

 

-Një tjetër çështje delikate është ajo e negociatave me Greqinë. Si po ecën puna për marrëveshjen e re?

 

Ky vit është pa diskutim periudha që është parë hapi më i rëndësishëm për marrëdhëniet e dy shteteve fqinje që ju përmendët. Nuk besoj se ka një qytetar shqiptar që nuk e ka të qartë se janë shkrirë tashmë faktorët e ngrirë ndër vite, për të përmirësuar të gjitha pikat e përbashkëta midis Shqipërisë dhe Greqisë. Jemi në momente negociatash, dhe normalisht si pasojë asgjë nuk është akoma definitive. Puna vazhdon me intensitet dhe me shumë përgjegjësi, prej të dyja palëve.

 

-Ku pritet që grupi i ekspertëve të takohet me negociatorët e Greqisë?

 

Për sa kohë flitet për negociata, asgjë nuk mund të përcaktohet vetëm prej njërës palë, dhe asgjë nuk është e njëanshme deri në finalizim të çdo pike të marrëveshjes. Gjithsesi java që vjen do të vijojë me po aq intensitet, duke përfshirë takime dhe diskutime të shumta.

 

-Zonja Dralo ju në MEPJ mbuloni ndër shumë përgjegjësish edhe pjesën e pakicave kombëtare. Pak kohë më parë Parlamenti miratoi një ligj për minoritetet, sa i efektshëm ka qenë deri më tani?

 

Aktualisht, në kompetencën e kryetares së grupit ndërinstitucional, jemi duke përmbyllur paketën e akteve nënligjore, sipas dispozitës ligjore 6 mujore. Kemi punuar me ritme shumë intensive për të draftuar dhe përmirësuar këto akte, në rezultat përmirësimi të kuadrit ligjor. MEPJ është në rolin koordinues në këtë faze, por në monitorim të vazhdueshëm për të shtyre dhe finalizuar të gjithë procesin. Ky ligj është një risi për shtetin shqiptar, ndër vetëm 12 shtete që e disponojnë. Qeveria jonë ka njohur zyrtarisht 9 pakica kombëtare, të cilat gëzojnë të drejtat e barabarta dhe për më tepër përfitojnë diskriminim pozitiv, në fusha të ndryshme.

 

Nëse do më duhej të përmendja në mënyrë analitike efektet e këtij ligji, atëherë do të duhej fundi i muajit maj, që të quhej i përmbyllur ky objektiv, momenti kur do të kalojë në Këshillin e Ministrave e gjithë paketa e akteve nënligjore.

 

Ka detaje dhe elementë të shumtë që përfitohen prej pakicave nga ky ligj, por me lejoni shkurtimisht të përmend të drejtën e gjuhës amtare në kurrikulat e arsimit të nivelit parauniversitar apo fillor, përdorimin e gjuhës në dokumentacionin e autoriteteve lokale, aty ku ka përqindje të pakicave përkatëse kombëtare, sinjalistika rrugore edhe në gjuhën përkatëse, hapja e kanalit televiziv kombëtar posaçërisht për 9 minoritetet, duke mundësuar përcjelljen dhe ruajtjen e identitet kulturor, social, ekonomik, historik, etj. Kam lënë shumë faktorë të tjerë pa përmendur, por besoj se kjo çështje do të kërkonte një intervistë të dedikuar enkas për ligjin e mbrojtjes së pakicave kombëtare në Shqipëri.