Zhegrova shënon dy gola, por… Juve mposhtet nga Sassuolo

Zhegrova shënon dy gola, por… Juve mposhtet nga Sassuolo

Nuk ka dy pa tre, por jo për Juventusin. Bardhezinjtë e arritën dy herë Sassuolon, por në fund pësuan një humbje 3-2 në frymën e fundit në javën e 4-t të Serisë A. Humbja në Mapei Stadium dhemb dyfish, pasi goli i fitores u shënua nga ish-lojtar i bardhezinjve, Adzic.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, me Nico Gonzalez që goditi traversën, pjesa e dytë filloi me Esposito 65’ që shënoi golin e parë. Zhegrova, i aktivizuar në minutën e 60-të në vend të Conceiçao, barazoi rezultatin në minutën e 82-të.

Në minutat e fundit, Bowie 89’ i kaloi vendasit përsëri në epërsi. Zhegrova 90’+1 u përgjigj përsëri duke vendosur barazpeshën, por Adzic 90’+4 në fund vendosi fatin e ndeshjes.