osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

90% e importit të gazit të lëngshëm kontrollohet nga tre kompani, konkurrenca hap hetim të thelluar

90% e importit të gazit të lëngshëm kontrollohet nga tre kompani, konkurrenca hap hetim të thelluar

Më shumë se 90% e tregut të importit të gazit të lëngshëm të naftës (GLN) kontrollohet nga tre kompani.

Të dhënat e Autoritetit të Konkurrencës tregojnë se tregu me shumicë i GLN është edhe më i përqendruar se importi i karburanteve dhe dominohet nga kompanitë TENET, A&V Gas dhe Kevin Gaz.

Për më tepër, tregtimi i gazit ka një integrim vertikal të subjekteve, çka nënkupton se të njëjtat ndërmarrje dhe individë që kontrollojnë infrasturkturën e ngarkim-shkarkimit, janë të pranishëm edhe në nivel të importit, tregtimit me shumicë dhe tregtimit me pakicë.

Më konkretisht, aksioneri i kompanisë koncesionare të Porto Romanos, Romano Port (Piro Bare), ka një pjesë të lartë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të GLN, përmes kompanive A&v Gas dhe AV Distribution.

Aksioneri i portit tjetër të hidrokarbureve në Porto Romano, MBM, (Shefqet Kastrati) është njëkohësisht bashkëpronar në kompaninë e shitjes me shumicë të gazit TENET, si edhe është i pranishëm edhe në tregun e pakicës me ndërmarrjen Kastrati Gas Tech. Porti MBM ka të drejtën ekskluzive për përdorimin e portit dhe zotërimin e lirë të zonës, për ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure të madhësive mbi 20 mijë tonë për një periudhe prej 35 vjetësh.

Pronari i Kevin Gas, ndërmarrjes së tretë dominuese në tregun e importit të gazit (Gjergj Lekaj), shfrytëzon me qira të gjithë kapacitetin depozitues në GLN në portin tjetër të hidrokarbureve, atë Vlorës.

Nga analiza e strukturës së tregut të importit të GLN vërehet se për vitin 2019 ndërmarrja me pjesën më të lartë të tregut prej 34.8% është ndërmarrja TENET, ndërmarrja A&V Gas zotëron pjesën prej 32.1% të tregut, ndërsa Kevin Gas zotëron pjesën prej 25.4% të tregut.

Duke parë shkallën e lartë të përqendrimit të tregut dhe integrimin vertikal të ndërmarrjeve që operojnë në tregun e GLN, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë hetim të thelluar në tregun e tregun e ngarkim- shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të GLN.

Gjatë procedurës së inspektimit nuk u gjetën evidenca direkte për të vërtetuar ekzistencën e një marrëveshje të ndaluar midis ndërmarrjeve.

Megjithatë, nga rezultatet e hetimit paraprak, u konstatua se në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të GLN-së ka shenja të një sjellje të mundshme antikonkurruese të ndërmarrjeve që operojnë në këto tregje. Hetimi paraprak tregoi se ndërmarrjet kryesore importuese A&V Gas dhe Kevin Gas kanë aplikuar çmime të përafërta, ndërsa ndërmarrja TENET, ka aplikuar çmime më të larta.

Hetim edhe për karburantet

Më herët, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi do të hetojë sërish tregun e karburanteve në vend. Në fund të muajit tetor, Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve. Hetimi do të përfshijë periudhën tetor 2017-tetor 2020 dhe synon të mbledhë shenja të mundshme të kufizimit të konkurrencës në tregjet e mësipërme. /TemA/ E.Shehu