osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

U përgënjeshtrua nga mjekët, por Basha nuk heq dore nga sulmet ndaj tyre vijon me akuzat: Rama po gënjen, po fsheh numrin e viktimave nga Covid

U përgënjeshtrua nga mjekët, por Basha nuk heq dore nga sulmet ndaj tyre vijon me akuzat: Rama po gënjen, po fsheh numrin e viktimave nga Covid

Edhe pse mjekët rrëzuan demoncimin e kreut të PD, Lulzim Basha se është fshehur numri real i vdekjeve nga Covid-19, kryedemokrati vijon me akuzat.

Në një postim në Facebook së fundmi Basha poston deklaratat e mbrëmshme, duke pretenduar se po fshihet numri i të vdekurve nga COVID në Shqipëri.

“Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura”, shkruan Basha në postimin e tij.

Ndërkohë më herët në një deklaratë për mediat, shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo i konsideroi deklaratat e Bashës një goditje ndaj punës së tyre, duke e trajtuar ekipinin e mjekëve si të përfshirë në një vepër monstruoze.

“Shprehim publikisht habinë për akuzat e bërë nga Basha dje në një emision televiziv. Janë akuza tronditëse që vënë në goditje profesionalizimin tonë si mjekë por dhe janë goditje të befasishme të përpjekjeve tona në luftën kundër covid.

Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekje nga covid, është praktikisht e pamundur, pasi çdo pacient që ndërron jetë përcillet për në morg bashkë me kartelën shoqëruese që përmban dhe arsyen e vdekjes , e cila është firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale dhe ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit.

Shkakun e vdekjes së një personi nuk e përcaktojnë dot politikanë, përveç mjekut përkatës. Kartelin e të ndjerit nuk e dyshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje humanizmin e autorit të tyre.

Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të akuzohet si i përfshirë në një monstruozitet me deklaratat e tilla.

Bëj me dije se nëse akuza përsëritet ne do ftojmë organet kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore.

Nuk do ta lejojmë këtë pa një ballafaqim qoftë ligjor apo miqësor. Duhet t’i jepet fund praktikës politike se të lojës me vdekjen që ka sjell jo pak telashe në 30 vjet në jetën e bluzave të bardha.

Kjo dalje jashtë shinave të së vërtetës në një kohë si kjo janë tejet të rrezikshme, deklaratat e figurave politike në këtë kohë duhet të jenë krejt të kundërta.

Në këtë kohë të vështirë kjo është gjëja e fundit që na shkon në mendje ndërkohë që krejt të kundërta duhet të jenë mesazhet e figurave publike të popullit”, deklaroi Çomo. (TemA)