osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Lulzim Basha bën politikë në ‘derë të morgut’?! Tenton fashitjen e akuzave për dosjet e UÇK

Lulzim Basha bën politikë në ‘derë të morgut’?! Tenton fashitjen e akuzave për dosjet e UÇK

Kreu i PD ka disa ditë që gjendet nën akuza të forta që vijnë kryesisht nga Kosova në lidhje me përfshirjen e tij në procesin e “kopsitjes” së dosjeve për krime lufte kundër UÇK.

Njëherësh, akuzat e Milaim Bellanicës, njeriut që kishte filmuar masakrën e Krushës së madhe, ku serbët vranë mbi 240 njerëz të pafajshëm, burra, gra dhe fëmijë, i cili thotë se ia ka dorëzuar kasetën filmike origjinale Lulzim Bashës si përfaqësues i Hagës, e kanë vënë liderin demokrat në një pozitë të vështirë.

Në kushtet kur vetëm një analist pranë PD e mbështet, si dhe faktit që përpos ndonjë deklarate sporadike të Sali Berishës në mbrojtje të tij, Basha me sa duket po tenton që t’i fashisë këto akuza të rënda me hedhjen në tregun politike të një akuze të rëndë për pandeminë.

Kjo lojë politike me viktimat e koronavirusit është shfaqur që mbrëmë në “Opinion”, duke vënë përballë akuzës mjekët shqiptarë, të cilët për gati 9 muaj me radhë kanë qënë “mysafirë” në shtëpitë e tyre, sepse kanë qëndruar “non stop” tek koka e të infektuarve nga virusi.

Me sa duket Basha ka mësuar nga “ustai” i tij Berisha që një akuzë e madhe mund të përmbytet dhe të bëhet që të harrohet duke bërë publike një akuzë tjetër po të madhe.

Dhe Basha ka vendosur të luajë politikisht me viktimat e Covid 19, duke akuzuar qeverinë dhe bluzat e bardha se kanë fshehur gati 500 viktima nga ky virus. Lojë të cilën vijon ta aplikojë pa pushim, duke shfrytëzuar çdo mundësi.

Edhe pas përgjigjes e sqarimit të mjekëve të infektivit apo të mjekësisë ligjore, por dhe reagimit të kryeministrit Edi Rama, lideri demokrat vazhdon të qëndrojë në akuzat e tij.

Basha i është përgjigjur tani pasdite përmes një postimi në Facebook kryeministrit në lidhje me debatin për numrin e viktimave nga koronavirusi, duke deklaruar se “Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura” .

Por si nisi debati, që ndonëse po amplifikohet nuk po arrin zgjerimin e kërkuar nga opozita?

Një natë më parë ishte Lulzim Basha që akuzoi qeverinë se fshehu numrin real të viktimave nga koronavirusi. Ai ka publikuar në emisionin ‘Opinion’ disa letra që i cilëson si dokumente.

Edhe pse pa vulë dhe pa firmë, Basha tha se janë dokumente nga spitalet dhe denoncimet që i vijnë nga “nerëz të përgjegjshëm” sipas tij.

Kreu i PD shtoi se letrat janë pa kokë sepse disa mjekë guximtarë por të frikësuar, ia kanë dhënë atij. “Që ky është fakt ne e kemi bërë edhe objekt bisedash. Normalisht Prokuroria duhet të vinte t’i merrte këto letra sonte këtu. Ne kemi edhe listat me emrat e plota. Me emra dhe mbiemra nga morgu”, deklaroi Basha.

“I bëj thirrje për herë të pestë Prokurorisë të shkojë tani te morgu. Dua të mos kem të drejtë. Dua që Shqipëria të jetë me kapacitete spitalore më të mira.

Spitalet janë plotë dhe kanë qenë 13 ambulanca që prisnin në radhë. I mbanin ambulancat se do nxirrnin pa u shëruar dhe kush do vdiste për t’i futur brenda në spital”, deklaroi ai.

Edhe pse kreu i PD nuk dha asnjë të dhënë serioze, sipas shifrave që përfitoi nga “dashamirësia” e drejtuesit të emisionit t’i publikonte, figuronte se autoritetet raportojne 509 vdekje në total, ndërsa Basha raporton 923.

Sipas “matematikës” së Bashës qeveria ka fshehur 414 vdekje. Por Edi Rama e cilësoi akuzën të pashembullt, ndërsa rivalit të tij politik i tha se “e kalove cakun”.

Kryeministri deklaroi në mesdite se Basha ka cënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë integritetin moral dhe profesional të mjekëve dhe nxit dhunë ndaj tyre. Ai shprehu solidaritet me mjekët!

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtpërdrejt integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!

Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani”, shkruan Rama.

Më herët kishte reaguar dhe drejtoresha e spitalit Infektiv, Najada Çomo së bashku me mjekët e tjerë përmes një deklarate ku mohuan akuzat, duke i cilësuar të pavërteta deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha se është fshehur numri real i vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri.

Mjekët, thanë se këto deklarata janë goditje për ta në këtë periudhë të vështirë, ndërsa kërcënojnë se nëse akuzat do të përsëriten do i drejtohen prokurorisë, që të hetojë.

“Bëj me dije se nëse akuza përsëritet ne do ftojmë organet kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore.

Nuk do ta lejojmë këtë pa një ballafaqim qoftë ligjor apo miqësor. Duhet t’i jepet fund praktikës politike se të lojës me vdekjen që ka sjell jo pak telashe në 30 vjet në jetën e bluzave të bardha. Kjo dalje jashtë shinave të së vërtetës në një kohë si kjo janë tejet të rrezikshme, deklaratat e figurave politike në këtë kohë duhet të jenë krejt të kundërta”, tha Çomo në emër të mjekëve.

Ndaj Bashës, në emisionin e drejtëpërdrejtë televiziv ka reaguar dhe drejtori i Mjekësisë Ligjore shqiptare, Bledar Xhemali.

Xhemali ka deklaruar direkt me telefon në emisionin “Opinion” se të gjitha rastet e infektimeve e vdekjeve menaxhohen nga QSUT, duke shprehur gatshmërinë që të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ai ka treguar se morgu Institutit të mjekësisë ligjore varet nga QSUT dhe Ministria e Drejtësisë dhe të gjitha rastet e COVID-19 menaxhohen nga QSUT.

“Të gjithë rastet e COVID menaxhohen nga QSUT, nuk kanë lidhje fare me rastet mjekoligjore, që bëjmë ne si ekspertë mjekoligjorë. Për këtë duhet t’i drejtoheni QSUT. Ne e bëjmë një sqarim të plotë, të vijë edhe Prokuroria të hetojë”, deklaroi Xhemali.

Me gjithë këto reagime, prova dhe deklarata, Basha vijon të qëndrojë në pozicionin e përdorimit politik të vdekjeve nga Covid, megjithëse nuk rezulton të ketë në dorë ndonjë provë.

E vërteta është se Lulzim Basha është në hall! Nuk ka shpjeguar dhe as mund të shpjegojë dott rolin e tij të dyshimtë në “kopsitjen” e dosjeve të ish komandatëve të UÇK, dëshmitë e marra në Kukës apo dhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Dhe mbi të gjitha, nuk mund të përballojë akuzat e forta të Milaim Bellanicës, që pavarësisht se është vënë nën sulmin e njerëzve të Bashës e Berishës, i qëndron të njejtin version dhe është më i qarti deri më tani!

Përdorimi politik i pandemisë dhe akuzat ndaj mjekëve nuk e shpëtojnë Bashën nga dhënia e një shpjegimi për të shkuarën e tij në Kosovë. Herët a vonë do shpjegohet! Sot ai po bën politikë në derë të morgut!/M.Nikaj-TemA