osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dosja e Azem Hajdarit/ Ja si Sali Berisha iu shmang drejtësisë: Refuzoi mbi 50 thirrje nga gjykatat dhe prokuroria

Dosja e Azem Hajdarit/  Ja si Sali Berisha iu shmang drejtësisë: Refuzoi mbi 50 thirrje nga gjykatat dhe prokuroria

Drejtësia ka ndezur dje dritën jeshile për rigjykimin e Izet Haxhisë. Ish-truproja i Sali Berishës ndodhet në qeli për shkak se ndaj tij rëndon një dënim me 25 vite burg si i përfshirë në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Duke qenë se dënimi tij u dha në mungesë, pas 2 vitesh betejë, dje u vendos që gjithçka të nisë nga zeroja. Prokuroria ka thirrur si dëshmitar Sali Berishën. Por ish-kryeministri pritet të paraqitet për herë të parë në këtë proces, të cilin e ka shmangur prej shumë vitesh. Ndryshe në atë kohë kur gjyqtarët e prokurorët bënin siç thoshte Berisha, tani situata ka ndryshuar.

Falë përcaktimeve në Kodin e Procedurës Penale, nëse Berisha refuzon të shkojë në gjykatë, atëherë do të merret forcërisht nga policia. Gazeta ka siguruar detaje nga dosja hetimore e prokurorisë për vrasjen e Hajdarit dhe sipas të dhënave, Berisha i është shmangur mbi 50 herë thirrjes në gjykata e prokurori.

Nga të dhënat bëhet e ditur se vetë prokuroria gjatë hetimeve e ka thirrur plot 25 herë Sali Berishën të dëshmojë dhe ai në asnjë moment nuk është paraqitur pranë organit të akuzës. Ndërkohë herët e tjera ai është thirrur në të gjitha shkallët e gjyqësorit ku vijoi procesi dhe i refuzoi. Sipas informacioneve bëhet fjalë për mbi 50 fletë thirrje të cilat u hodhën në kosh nga ish-kryeministri.

Por Berisha e shmangu drejtësinë dhe vendosi të rrëfehej te ambasadat. “Unë dëshminë time për vrasjen e Azemit e kam bërë me vullnet të plotë. S’ia kam bërë Arben Rakipit. Ai ishte avokati i krimit në atë kohë. Dëshmia ime i është dhënë ambasadorit amerikan që ai e dorëzoi te Prokuroria. Ishte këmbëngulja jonë te hetimi ndërkombëtar dhe ata erdhën e dënuan disa prej atyre. Të tjerët i eliminuan nga dosja. Vrasësit direkt të Azemit morën ndëshkim, organizatorët nuk ishin në dorën tonë. Unë i thashë të gjitha dhe dija jo pak”, deklaroi Berisha pak kohë më parë.

Ja si ndodhi vrasja e Hajdarit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra. Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha.

Prokuroria në atë kohë pretendonte se ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet realisht i paqartë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie.

I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi i vërtetë se përse u ekzekutua Azem Hajdari. Gjykata u mjaftua vetëm me faktin se u vra për hakmarrje. Por tashmë gjërat po lëvizin dhe mbetet me interes dëshmia që do të japë Sali Berisha në gjykatë.