osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Si gënjeu Veliaj për të justifikuar skandalin e mbylljes së Rrugës së Durrësit, që sot “tironcit” i çon vetëm në Burrel

Si gënjeu Veliaj për të justifikuar skandalin e mbylljes së Rrugës së Durrësit, që sot “tironcit” i çon vetëm në Burrel

Rruga e Durrësit, “tironcit” nuk do i dërgoi më për Durrës, por vetëm për Burrel! Për në Durrës, ose më saktë, për të kapur interurbanen e Tiranës me qytetin bregdetar, ju duhet të kaloni përmes rrugicave qorre të Rrugës Mine Peza apo Fortuzi. E mos u habisni aspak, kur një ditë, diku në kryqëzimin Mine Peza dhe Rruga Fortuzi, do të shihni një tabelë blu ku shkruhet, “Autostrada Tiranë-Durrës”. E nëse e gjithë kjo do ju duket shaka pa kripë apo një ëndërr e keqe, ja pra që “tironcit” ja mbërritën dhe kësaj dite.

Autorët e veprës madhore… Bashkia Tiranë! E teksa ne tironcit jemi mësuar me aventura të tilla, ku një rrugë ndërron sens çdo 3 muaj, e një tjetër bëhet e pakalueshme se rruga po ri-kanalizohet, ri-shtrohet, ri-konceptohet, vetëm sepse një oligark po ndërton një kullë anash saj, jam kurioz të di se si do të orientohej një turist i huaj apo dhe një qytetar i një qyteti tjetër?

Nuk është pasaktësi, as mungesë sinqeriteti, por gafë e rëndë dhe fyerje të inteligjencës së qytetarëve të Tiranës, kur u thua se përdorues të makinave në Tiranë janë vetëm 17% e qytetarve të saj. Kjo tregon se kryetari i Tiranës ka mungesë totale të informacionit ose abuzon me shifrat me vetdije për të justifikuar gafat e tij.

Erion Veliaj në një intervistë për gazetarin Bashkim Hoxha, u shpreh se përdoruesit e automjeteve në Tiranë janë vetëm 17%, pra 170 mije persona për 1 milion banorë. Por Veliaj ne veprimet e tij të shpejta matematikore, harroi jo pa qëllim, mijëra mjete që hyjnë çdo ditë në Tiranë nga qytetet e tjera dhe zonat rurale. Ndërsa përdoruesit e biçikletave, janë 9% thotë Veliaj, e aq mbeten, sepse me biçikletë është pak e vështirë të vish nga një qytet tjetër apo zonë rurale nëse nuk je profesionist, e këta janë me kokrra.

Ekskluzive.al, u mjaftua vetëm duke kërkuar të dhënat dhe statistikat për mjetet e transportit rrugor, në portalin Open Data, të Bashkisë Tiranë. Sipas këtij portali:

“Tirana ka 179,167 automjete të transportit rrugor ose 31.0% të automjeteve në rang vendi. Numri i autoveturave (makinave) është dyfishuar nga viti 2011. Sipas statistikave janë 220 autovetura për 1,000 banorë në Tiranë, pra 22% sipas Censusit të vitit 2018.”

https://opendata.tirana.al/?q=story/numri-i-automjeteve

Duke marrë parasysh dyfishimin e numrit të automjeteve për përiudhën 2011-2018, numri i mjeteve do jetë rritur gjatë periudhës 2018-2020 dhe përqindja gjithashtu.

Gjithashtu, nëse i referohemi statistikave zyrtare nga INSTAT, datë 1 Janar 2020, popullsia e Tiranës nuk është 1 milion banorë siç përmend Veliaj, por 906.166 banorë.

http://www.instat.gov.al/media/6849/popullsia_me-_1_janar_2020.pdf

Pra sipas statistikave të INSTAT, numri total i banorëve në Tiranë është 906,166 banorë, të cilin po ta krahasojmë me numrin total të mjeteve 179,167, na rezulton 19.8% të qytetarëve të Tiranës kanë një automjet.

Praktikisht nga statistikat dhe shifrat zyrtare, në Tiranë rezulton që ka 1 automjet për 4,5 banorë, pothuajse 1 makinë për familje. Sigurisht këtu po flasim për shifrat e automjeteve deri në 2018, ku po sipas bashkisë prej vitit 2011 deri në 2018, numri i mjeteve në Shqipëri është dyfishuar. Pra nga 2018-2020, për të cilën nuk ka ende një numër ekzakt, kjo shifër është edhe më e lartë.

Por le t’i qëndrojmë edhe shifrave që kemi. Duke pasur parasysh se tregu i biçikletave është krejtësisht informal, edhe në qofshin 9% siç pretendon z. Veliaj, ato janë për përdorim vetjak dhe jo familjar e kolektiv, si makinat, që janë të modeleve 3+1. Vetëm nëse Erion Veliaj ka parë ndonjë bicikletë që transporton një familje të tërë për në shkollë, punë, aeroport, port, emergjenca shëndetësore apo personale atëherë mund të vendosim shenjë barazimi për krahasimin?!

Për të sqaruar opinionin publik, edhe në qofshin 9% përdorues të biçikletave, krahasuar me 906,166 banorë që ka Tirana, i thonë 1 çiklist për familje, që ikën në punë, në shkollë, bën pazarin apo sporte individuale. Asnjë çiklist nuk mund të transportoj një familjar tjetër në aeroport, spital, punë apo shkollë.

Duke marrë parasysh sinqeritetin e ulët që tregon z. Veliaj me shifra zyrtare dhe mundësinë për të abuzuar me to, krahasimi i pavend 17 dhe 9, është një hile e përdorur nga kryetari për të torollisur dynjanë, se shqiptarët nuk kanë nevojë për rrugë automjetesh, as për trena, metro, apo tramvaj, por u duhet një biçikletë e korsi gjigande biçikletash për të zgjidhur gjithë problemet që kanë.

Ndërsa mburrja për një metropol ekologjik pa makina, është një gënjeshtër që nuk blihet lehtë as nga qytetarët por as nga autoritetet ndërkombëtare që masin ndotjen në Europë. Dje, u publikua raporti i ndotjes globale ku Tirana ishte kryeqyteti më i ndotur i Evropës dhe një ndër qytetet më të ndotura të botës! Në vitin 2019, Tirana u ngjit edhe me 16 shkallë më lart krahasuar me 2018 për nga shkalla e ndotjes mjedisore. Per vitin 2019, Tirana është kampione e ndotjes urbane mes kryeqyteteve të Evropës, me nje index ndotje prej 82.83. Ajo ndodhet afër zonës së medaljeve të ndotjes, edhe në shkallë botërore.

Tirana është më e ndotur se Bangalore e Indisë, Shanghai i Kinës, Aleksandria e Egjiptit… apo dhe qytete si Londra dhe Nju Jork, të cilët kanë popullsi rreth 20 herë më të madhe se Tirana, por prapë janë dy herë më pak të ndotura se ajo. Transporti i dobët urban, ngërçi dhe bllokimi i trafikut, ku dalin shtëllunga tymi, duke e mbipopulluar gjithë qytetin me makina, që presin me orë dhe na ushqyejnë me CO2, mos riciklimi dhe djegia e plehrave cilësohen shkaktare të kësaj katastrofe… Viti 2019 u mbyll me treguesin 82.83 të ndotjes, po ku jemi tani? Mjerisht ndodhemi në 85.69, duke u ngjitur kështu akoma më lart në shkallaren e ndotjes dhe të uljes së cilësisë së jetës.

Loja me shifrat që bënë z. Veliaj është e turpshme dhe tendencioze, pasi çdo mjet ka rëndësinë e tij, duke marrë parasysh që shërbimet e urbanit janë nga më skandalozët në Europë, ndërsa trenat, tramvaj, apo mjetet e tjera alternative të transportit nuk ekzistojnë.

Z. Veliaj, jeta e qytetarëve të Tiranës, nuk është udhëtim me biçikletë nga Bashkia tek Selia e PS-së! E në qoftë kështu, se zgjidhja na qenka biçikleta, jepe shembullin vet i pari. Zbrit nga makina jote e rehatshme dhe pedalo, të paktën për 1 javë, nga mëngjesi në darkë. Por më beso, nga një çiklist, dhe dyrrotak dashës, se në fund të çdo dite, as maloren e shtëpisë ku banon nuk do ngjisësh dot. Ndaj i vetmi sygjerim që mund të të jap, është të paktën për ca kohë, të zbresësh me këmbë në tokë!/Ekskluzive.al