osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Zhvilloi 7 seanca gjyqësore pa qenë në Shqipëri…”, Ish-ministri gjyqtares Fida Osmani: Je për ndjekje penale, e bëre mullar

“Zhvilloi 7 seanca gjyqësore pa qenë në Shqipëri…”, Ish-ministri gjyqtares Fida Osmani: Je për ndjekje penale, e bëre mullar

Zhvilloi gjyqe dhe mori vendime pa qenë fare në Shqipëri, por ia hodhi me një ‘vërejte’ në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kjo është historia e gjyqtares së Tiranës, Fida Osmani, një nga skandalet më të pazakonta dhe emblematike në drejtësinë shqiptare, llumin në të cilën po e përlan gradualisht përroi i Vetingut.

Në 2 prill të vitit 2012, Ministria e Drejtësisë i kërkonte Këshillit të Latë të Drejtësisë të niste procedimin disiplinor për gjyqtaren Fida Osmani, pasi Inspektorati i KLD-së, kishte konstatuar se zhvillonte gjyqe dhe merrte vendime pa qenë fare në Shqipëri.

Eduard Halimi, në atë kohë ministër i Drejtësisë kërkonte masë disiplinore ‘vërejtje me paralajmërim’ për gjyqtaren Fida Osmani, por kjo e fundit ia ‘hodhi’ me një ‘vërejtje’, falë mbështetjes edhe të disa gjyqtarëve të arrestuar dhe të dënuar për korrupsion, si dhe të shkarkuar nga Vetingu, për të cilët do japim detaje në vijim.

Në çdo vend normal të botës, një gjyqtare e tillë do të ishte shkarkuar pa asnjë mëdyshje dhe do të merrej e pandehur për falsifikim të procesverbaleve dhe vendimeve gjyqësore, por Shqipëria është vendi i çudirave, ku Fida Osmani vijon skandalet edhe sot në drejtësi, duke gjykuar çështje të ndryshme me një vendim copy-pase.

Në seancën e 14 shtatorit 2012, Eduard Halimi dhe Fida Osmani përballen në mbledhje e KLD-së, e zëvendësuar që nga viti 2008 me KLGJ-në. Gjyqtarja paraqet disa justifikime për të zbutur skandalin, ndonëse pranon gjyqet në avion, duke thënë se ‘kush punon edhe gabon’.

Në fjalën e tij, Eduard Halimi shprehet se gjyqtarja duhet të thotë ‘faleminderit që nuk po më shkarkoni’, pasi ka zhvilluar 7 seanca gjyqësore pa qenë fare në Shqipëri dhe se ka marrë edhe tre vendime. Halimi shprehet se rasti është për ndjekje penale. Gjatë diskutimeve, Halimi flet edhe për një detaj shokues, ku gjyqtarja thotë se ia ka dhënë pasaportën bashkëshortit për ta vulosur në Rinas, ndërsa vetë ishte në sallën e gjyqit!

Pjesë nga procesverbali i mbledhjes së ish-KLD

-Elvis Cefa: Dakord. Ju faleminderit zonja Osmani. Nëse ka pyetje?

-Eduard Halimi: Kam unë pyetje. Tani, zonja Osmani, për të qenë edhe ne të qartë. Inspektorati i KLD-së thotë, 7 (shtatë) seanca gjyqësore dhe 3 (tre) vendime për proces, ndërkohë që sipas sistemit TIMS ju nuk keni patur mundësi për të qenë atje. Ju na e shpjeguat dhe thashë që unë i kam lexuar shpjegimet tuaja. Por a përbën kjo, sipas jush, një shkelje të rëndë të nenit 32 te ligjit “Për funksionimin e pushtetit gjyqësor” Pra, ju thatë që është kryer gabim.

Në qoftë se do ishte faj, i pari unë do kisha ulëritur dhe do thosha që zonja gjyqtare më vjen keq, ju duhet ta ndërprisni këtu dhe do vazhdoja të merrja vendimin e KLD-së për këtë çështje. Juve thoni që është gabim. E pranuat nga ana juaj që është gabim. Ministri ka propozuar masën “vërejtje me paralajmërim”. Cili është qëndrimi juaj personal në lidhje me këtë çështje? Sigurisht, mendimi personal se më personal se kaq nuk ka ku të shkojë, Pra është një shkelje që vlen që duhet të ndalojë KLD-ja dhe duhet pranuar apo, po them kështu siç thoni ju gjyqtarët, gjykim i shkurtuar”!

-Fida Osmani: Unë mendoj që nuk është rasti për gjykim të shkurtuar Z. Ministër. Unë nuk e di pse thotë 7 (shtatë) raste sepse nuk janë 7 (shtatë) seanca të zhvilluara, janë vetëm këto 4 (katër) që përmenden dhe janë 2 (dy) seanca që inspektorët e KLD-së i kanë konstatuar shkelje për këtë fakt. Në vendimin e kalimit të çështjes për gjykim, janë urdhra ekzekutimi edhe këto: Vendimi i kalimit për gjykim është i 21 tetorit, në orën 09:00 dhe në orën 09:20. Të dy çështjet. Procesverbali i seancës është 21 tetor. Vendimi i gjykatës është 21 tetor, ndërsa në sistem, inspektorët kanë konstatuar se këto dy çështje janë hedhur në datën 22. Hedhja e çështjeve në sistem nuk është detyrë e imja. Sekretarja, gabimisht i ka hedhur në datën 22.

-Eduard Halimi: Kanë qenë të planifikuara me 22.

-Fida Osmani: Jo! Unë i kam dosjet me vete. Dosjet janë të pakorrigjuara fare. Është vendimi i kalimit të çështjes në gjyq; Është procesverbali. I keni edhe ju aty, i keni edhe ju dosjet aty. Do i analizojmë një për një ne tani? Një rast i vetëm do ishte i mjaftueshëm që një gjyqtar – jo një gjyqtar, por një zyrtar – që firmos një vendim pa qenë prezent ose qoftë të kemi një manipulim të një të dhëne nga sekretarja, nga roja që mban çelësin e gjykatës poshtë, do ishte shkak i mjaftueshëm për të filluar çështje penale dhe ne mund të qëndrojmë që t’i analizojmë një për një.

Unë i kam analizuar por unë po bëj një përshkrim pak të qetë të situatës, pak më soft për faktin se nuk ka pasur vërtet pasoja të rënda për shtetasit. Nuk ka pasur ankesa. Por kjo nuk do të thotë se meqë nuk u ankua njeri, hajde ta bëjmë lëmë… Nuk po them se është bërë lëmë… Por nëse ti thua që unë e kam bërë këtë gjë por në fund të fundi gjemb në këmbë nuk futet se s’u bë kiameti. Unë po bëj një reflektim normal se unë i futem edhe i analizoj një për një. I kam lexuar shumë herë. Megjithatë është në vlerësimin tuaj.

-Fida Osmani: Z. Ministër, absolutisht nuk është shpallur asnjë vendim pa qenë unë e pranishme. Nuk do ia kisha lejuar vetes time kurrë që vendimet e mia t’i shpallin të tjerët. Të paktën për këtë duhet të më besoni. Kjo gjë nuk bëhet. Unë thashë që është gabim vetëm ajo pjesa e seancës, ku është firmosur shtyrja e seancës. Ai është një gabim në rutinën e punës. E kam firmosur atë procesverbal. Nuk kam si të them që nuk e kam firmosur. Vendimet janë shpallur nga unë. Ju më njihni edhe në pozicion tjetër.

-Eduard Halimi: Prandaj.

-Fida Osmani: Besoj që këtë bindje të paktën e keni krijuar.

Eduard Halimi: Absolutisht po.

-Fida Osmani: Po nuk isha në gjyq vet, nuk shpallet vendim. Po nuk isha në zyrë vet, nuk shpallet vendim. Për këtë të paktën duhet të më besoni. Të tjerat pastaj, gabimet e punës unë jua thashë edhe vet. Unë kam firmosur një procesverbal pa qenë në seancë. E kam firmosur. Atë që kam firmosur e kam firmosur. Është shtyrë seanca atë ditë. Sekretarja ka shtyrë 7 (shtatë) çështje me shënim administrativ, 1 (një) urdhër ekzekutimi me kërkesë, ku s’ishte as kërkuesja dhe e ka shtyrë me procesverbal. Kjo është situata.

-Eduard Halimi: Unë e mora përgjigjen që doja.

-Fida Osmani: Situata është kjo. Unë nuk justifikohem për asgjë. Këto janë gjëra që mendoj që janë gabime pune, jo faje që ndëshkohen.

-Eduard Halimi: Une e kam dëgjuar se ka ardhur dhe ka thënë që burri im ku shkuar me pasaportë më përpara dhe e ka kaluar në sistemin TIMS Justifikimin edhe e kuptoj unë. E kuptoj kur thua që nuk po më shkarkoni dhe faleminderit kaq duhet të thoshte. Faleminderit se nuk po më shkarkoni. Një gjyqtar që firmos vendimin pa qenë i pranishëm, ky është rasti me absurd.

-Ilir Mustafaj: Në pikëpamjen tuaj, ju mendoni që zonja Osmani nuk i ka bërë këto gjyqe? Në pikëpamjen tuaj, sinqerisht më thuaj, janë të falsifikuara këto procesverbale?

-Eduard Halimi: Në pikëpamjen time – jo, në ato që dalin nga faktet se të gjithë profesionistë jemi këtu – ajo që ka ndodhur këtu është neglizhencë që mund ta bëjë edhe gjysma e gjyqtarëve të tjerë. Kam tre vendime për të dhënë, po i firmos që sot. Do vij, i marr dhe i firmos. Dokumentimi i rremë i këtyre, neglizhenca sjell pikërisht shkelje të rëndë të ligjit. Kaq është. Kushdo që e bën këtë gjë duhet t’i thërrasë mendjes.

Të gjithë gjyqtarët kur thonë, ore bëri 7 (shtatë) seanca dhe kishte krisur, kishte ikur pa qenë prezent. E ka bërë mullar. Ata i thonë, s’ka problem, ik se je e shkëlqyer. Atëherë neve na mori lumi. Në një rast të vetëm ti jep vendimin që nuk po e shkarkojmë, por ama thirrini mendjes që po e bëtë këtë gjë më, ju gjen gjëma. Kaq është mesazhi qe jep Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

I njoh edhe unë, siç i njihni ju, i njoh edhe unë të gjithë gjyqtarët. E di edhe unë ku e rëndoj dhe ku e liroj. E di që zonja është një nga gjyqtaret jo problematike të gjykatës. Këtë e di unë.

Por unë dhe as Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk do presë që të gjejë më të bukurin e gjykatësve dhe t’i bjerë ballit. Nuk funksionon kështu. E ka berë Inspektorati. Mund të jetë edhe ajo që thotë Z. Mustafaj. Unë nuk e di. Unë kam kërkuar vjet që të me përcillet material.

E ka përcjellë me vendim Këshilli i Lartë i Drejtësisë për 6 (gjashte) gjyqtarë. I kam analizuar dhe prandaj e shpjegova që për ata gjyqtarë që ka pasur pasoja kam kërkuar shkarkimi dhe për ata që nuk ka pasur e kemi thënë edhe herën e kaluar, e kemi diskutuar gjerë e gjatë dhe prandaj unë nuk e zgjata sepse e kemi bërë këtë diskutim neve 4 orë për rastin e atij të Korçës dhe të Elbasanit dhe thamë që ata kishin marrë leje, se gjyqe nuk kishin lënë se po të kishin lënë gjyqe, prit se duhet të ndalemi. Kaq është.

Është një moment, që Këshilli i Lartë i Drejtësisë, meqë rekordet nuk i ka edhe aq të mira, duhet të japë ca rekorde. Unë jam edhe pak komod sot sepse nuk është inspektim i imi. Po të ishte inspektim i imi, do të futesha akoma edhe më thellë. Prandaj jam pak më komod unë, jam pak më soft në këtë histori. Por ama është një moment që duhet të ndalemi. Po, ka kryer shkelje, ka kryer gabime. Do ndalemi. Do marri “vërejtje me paralajmërim” zonja dhe pastaj do ecim.

-Dritan Caka: Meqë ka kaq shumë vite pune, të mjaftohemi me “vërejtje”. Për këtë rast. Kjo është.

-Eduard Halimi: Janë 7 (shtatë) raste. Mos cedojmë, se nuk është mirë. Nuk kam asnjë merak unë me asnjë gjyqtar.

(Anëtaret diskutojnë njëherësh pa mikrofona.)

Eduard Halimi: Çfarë efekti do të ketë tek gjyqtarët? Për Këshillin ka, se krijon rekorde.(Vijon)