osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Akuzohen se organizuan rebelimin dhe nxitën kolegët të braktisnin punën në Rinas, gjykata lë në burg 2 kontrollorë! Në arrest shtëpie Flora Ndreca

Akuzohen se organizuan rebelimin dhe nxitën kolegët të braktisnin punën në Rinas, gjykata lë në burg 2 kontrollorë! Në arrest shtëpie Flora Ndreca

Është zhvilluar sot seanca ndaj tre kontrollorëve Flora Ndreca, dhe Muhin Mezini. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesat e prokurorisë për 3 kontrollorët e trafikut ajror të akuzuar për shpërdorim detyre pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Flora Ndreca është lënë në arrest shtëpie ndërkohë që 2 të tjerët, Muhin Mezini dhe Armando Fezga janë lënë në burg.

Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Arben Mica, ndërsa akuza u përfaqësua nga prokuroret Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza.

3 ditë më parë rreth 60 kontrollorë bojkotuan punën dhe prokuroria ka si prova disa mesazhe që tregojnë se 3 të arrestuarit kanë ndikuar mbi kontrollorët për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë. Në bisedat e kryera të tre të arrestuarve, rezulton se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët dhe bashkëpunëtorë të tij akuzohen Flora Ndreca dhe Armando Fezga.

Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që dje pasdite rinisën fluturimet esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë.