osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

12 pikat e “Republikës së Re” të fantapolitikës opozitare

12 pikat e “Republikës së Re” të fantapolitikës opozitare

Nga Alfred Peza

Pesë partitë e vogla të koalicionit opozitar me PD e LSI, paraqitën një platformë me 12 kërkesa, si një mundësi për zgjidhjen e situatës politike përpara zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri. Le ti marim me radhë një e nga një secilën prej këtyre kërkesave, për të kuptuar se çfarë synon secila dhe se çfarë fshihet në fund prapa tyre!

1- OPOZITA: Thirrja e një tryeze politike nga Presidenti të përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. REALITETI: Kjo është një thirrje “post mortum”, sepse ka një javë që ka përfunduar afati ligjor për regjistrimin në KQZ të partive politike që do marin pjesë në zgjedhje.

2- OPOZITA: Përcaktimi i një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore (qeverisje kujdestare) me dakortësi politike. REALITETI: Data e zgjedhjeve është dekretuar prej 5 muajsh nga Presidenti: 30 qershor 2019. Pjesa tjetër është dhënie pushteti opozitës në tavolinë. Për këtë nuk ka dakordësi nga PS e ndërkombëtarët. Duke qenë absurde, është një çështje që as shtrohet fare për diskutim. Sepse krijon precedent të pandodhur askund në botë dhe e bën Shqipërinë një vend përjetësisht të paqeverssishëm.

3- OPOZITA: Reformë zgjedhore e cila ndalon finacimin e paligjshëm, dënon jo vetëm njerëzit e angazhuar në blerje dhe manipulim votash, por edhe subjektet politike që marrin pjesë në manipulimin e zgjedhjeve. REALITETI: Prej 2 vjetësh opozita ka bojkotuar komisionin parlamentar të kësaj reforme, ku PS i ka ofruar letrën e bardhë për të shkruar çdo garanci që kanë dashur. Tani është thjeshtë një sebep.

4- OPOZITA: Kthimi i Parlamentit në një Parlament përfaqësues dhe kushtetues, nëpërmjet ndryshimit të sistemit zgjedhor, nëpërmjet një sitemi zgjedhor dhe votimi me lista të hapura, ku qytetarët të zgjedhin jo vetëm partitë politike, por edhe deputetin që do t`i përfaqësojë në Parlament, si dhe një shpërndarje të mandateve në përputhje me parimin e barazisë së votës. REALITETI: PD nuk është dakord. Nëse marin konsensus brenda opozitës, PS ka qenë e hapur për çdo diskutim.

5- OPOZITA: Përcaktimi me dispozitë tranzitore kushtetuese për një periudhë 15 vjeçare, i krijimit të një Qeverie Kujdestare 6 muaj përpara zgjedhjeve, duke përcaktuar me ligj formën, kriteret e përfaqësimit dhe detyrat e saj. REALITETI: Shqipëria ka 22 vjet që e ka tejkaluar këtë fazë. Nga 1997 janë zhvilluar 6 palë zgjedhje parlamentare dhe çdo 8 vjet ka patur rrotacion normal pushteti nga një forcë politike në tjetrën. Pra, jemi në normalitet demokratik. Propozimi është një praktikë që nuk zbatohet në asnjë vend të botës.

6- OPOZITA: Vlerësimi i kuadrit kushtetues të vendit, me një grup të posaçëm ekspertesh të së Drejtës Kushtetuese, vendas dhe të huaj, për të mundësuar kthimin e Republikës Parlamentare dhe funksionimin e saj, bazuar në pavarësinë dhe balancimin e pushteteve. REALITETI: Pas kësaj fshihet “pika e helmit” për të kthyer mbrapsht reformën në drejtësi. Këtu fshihet “lepuri” i frikës së madhe të opozitës, që çoi në daljen nga sistemi politik.

7- OPOZITA: Bashkëpunimi për një vlerësim të drejtë të Reformës në Drejtësi, funksionimi urgjent i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, qoftë edhe me një amendim të përkohshëm, për t`i bërë ato funksionale, duke zhvilluar një proçes për të garantuar integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë e tyre. REALITETI: Deri më sot gjithçka është bërë në bashkëpunim me SHBA e BE, të cilat siç shihet, opozita jonë i ka përjashtuar nga ky proces.

8- OPOZITA: Kufizimi i mandatit të Kryeministrit dhe deputetëve. REALITETI: Kufizimi ekziston; çdo 4 vjet.

9- OPOZITA: Të bëhet testi i drogës për Presidentin, Kryeministrin dhe deputetët. REALITETI: Nuk është çështje as show e as tryezash politike. Nëse duhet, le të bëhet me një amendament të thjeshtë në Parlament. Ska pengesa.

10- OPOZITA: Zgjedhja e Presidentit të Republikës drejpërdrejtë nga populli dhe jo nga mazhoranca apo pazare politike. Zgjerimi i kompetencave të tij në fushën e Sigurisë dhe Drejtësisë. REALITETI: Kjo e ndryshon kryekëput Parimin Themelor Nr. 1 të Kushtetutës së vendit, duke na kthyer nga Republikë Parlamentare në Presidenciale, si në SHBA përshembull. Që do të thotë se fuqinë e qeverisjes nuk e ka më Kryeministri por Presidenti.

11- OPOZITA: Krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhomën e përfaqësuesve. Senati të ushtrojë një pjesë të detyrave dhe kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe një pjesë tjetër të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese t`i kalojnë Gjykatës së Lartë. REALITETI: Kjo temë është diskutuar që në referendumin e Kushtetutës së 1998. Ato që ishin kundër atëherë, me sa duket u plakën edhe biologjikisht përveçse politikisht dhe sot janë pro.

12- OPOZITA: Rishikimi i Reformës Administrative, për t`a çuar pushtetin lokal afër dhe në shërbim të njerëzve dhe jo vetëm në qendrat e mëdha urbane, me qëllim kontrollin politik të territorit. REALITETI: Opozita e sotme e bojkotoi komisionin e reformës administrative pas zgjedhjeve të 2013 dhe sot me sa duket duan të na rikthejnë prapa jo vetëm me reformën në drejtësi por edhe në pushtetin qëndror e atë lokal.

PERFUNDIMI: E gjitha çfarë propozohet është: “Republika e Re e fantapolitikës opozitare!”

CFARE FSHIHET PAS KESAJ: Projekti synon rifillimin e lojës politike në Shqipëri, nga e para. Çdo marrëveshje e tillë, shoqërohet me amnisti për elitën e kriminalizuar e të korruptuar të politikës së vjetër shqiptare. Pas kësaj, nuk ka më asnjë dosje për këto 30 vitet e postkomunizmit, sepse do mbyllen dhe SPAK e BKH, as nuk do të ekzistojnë më!