osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“17.4% i tamponëve rezulton pozitiv”, studimi italian: COVID-19 i pranishëm në Milano në shtatorin e 2019

“17.4% i tamponëve rezulton pozitiv”, studimi italian: COVID-19 i pranishëm në Milano në shtatorin e 2019

Janë 33.979 personat që rezultojnë pozitivë me COVID-19 në Itali, në 24 orët e fundit. Ky ishte bilanci i pandemisë sipas autoriteteve italiane, si gjithmonë në rënie gjatë fundjavës, ku nuk funksionojnë të gjithë laboratorët e analizave.

Ndërkohë, janë 546 viktimat, që bëjnë të tejkalohet shifra e 45 viktimave në atë vend, nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Janë 3422 tashmë vendet në terapi intensive, një shifër shqetësuese që ka shtrënguar qeverinë italiane të cilësojë disa rajone në veri por edhe në jug të vendit, si Lombardia, Piemonte, Kampanja dhe Kalabria, si zona “të kuqe”, ku praktikisht kemi të bëjmë me një mbyllje pothuajse totale të aktiviteteve dhe ku lëvizja është tejet e kufizuar edhe brenda secilës bashki.

Në rritje edhe raporti i testimeve, ku 17.4% i tyre rezulton tashmë pozitiv, ndërkohë që të shëruarit janë më shumë se 9 mijë, por në tkurrje nga 12 mijë që u regjistruan ditën e kaluar.

Ndërkohë, një studim i Institutit për Tumorët i Milanos dhe universitetit të Sienës ka treguar se rreth 11% i pacientëve që kishin bërë testimin për verifikimin e tumorit në periudhën shtator 2019-mars 2020, kanë rezultuar me antikorpe ndaj SARS-COV-2 si asimptomatik.

Edhe duke marrë si të vërtetë faktin që antikorpe të tilla mund të krijohen edhe pas kalimit të virusit të gripit të zakonshëm, gjithsesi sipas autorëve të studimit ky mbetet një tregues se virusi pandemik qarkullonte në formë më të lehtë edhe në atë periudhë, kur bota ende nuk e njihte.