osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

3.3 milionë turistë deri tani në Shqipëri! Shumica nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe emigrantët

3.3 milionë turistë deri tani në Shqipëri! Shumica nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe emigrantët

Shqipëria u vizitua nga nga 3.3 milionë turistë të huaj në 7 muajt e parë të vitit. Të dhënat janë bërë publike nga instituti i statistikave, i cili raportoi se numri i të huajve për këto 7 muaj është rritur me 12.4 për qind krahasuar me një vit më parë. Por nga vijnë më së shumti të huajt që zgjedhin Shqipërinë për të bërë pushime? Sipas INSTAT, në vendin e parë qëndrojnë kosovarët.

Në 7 muajt e parë të vitit, Shqipëria u vizitua nga 1 milionë e 57 mijë kosovarë me një rritje prej 13.7 për qind krahasuar me 7 mujorin e vitit të kaluar. Pas shqiptarëve të Kosovës, në vendin e dytë renditen shtetasit nga Maqedonia e Veriut. Për janar korrik të këtij viti, rezultojnë mbi 372 mijë turistë nga Maqedonia e veriut që kanë vizituar Shqipërinë me një rritje prej 3.4 për qind vit me vit. Më pas në listë vijnë grekët, malazezët, anglezët dhe italianët, hyrjet e të cilëve për këtë vit variojnë nga 159 mijë deri në 311 mijë pushues. Shumica e vendeve që kanë fluksin më të madh të turistëve në Shqipëri janë ato me numrin më të madh të emigrantë e shqiptarë. Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e turistëve që raportohen si të huaj janë shtetas shqiptarë, të pajisur me dokumentet e vendeve ku kanë emigruar. Kriza politike e kësaj vere, e cila kulmoi me mbajtjen e zgjedhjeve të njëanshme pa opozitën në fund të qershorit pati krijuar shqetësim për dekurajimin e turistëve të huaj. Por të dhënat e raportuar nga INSTAT, tregojnë se fluksi i pushuesve nga jashtë ka vazhduar të rritet me ritme dyshifrore.