osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

4 heshtjet vrastare të Lulzim Bashës dhe video-skandali Salianji-Duma që e ka vënë me shpatulla pas muri

4 heshtjet vrastare të Lulzim Bashës dhe video-skandali Salianji-Duma që e ka vënë me shpatulla pas muri

CNA.al publikoi dy ditë më parë një video-skandal ku është përfshirë deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji. Lajmi mori dhenë, ndërhyrje të fortë pati dhe për censurë, disa media e shmangën, por në fakt lajmin e kanë marrë vesh të gjithë.

Ky video-skandal është i 4-ti në radhë në pak muaj, që kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkon ta kalojë në heshtje, duke shpresuar që të harrohet, megjithëse deputeti i tij ka rënë “dëshmor” publik, pas publikimit të videos. Në të njëjtën formë me heshtje Lulzim Basha kërkoi të kalonte edhe votimin dhe zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi, ky i fundit, ka marrë të paktën 4-6 vota nga deputetët e Partisë Demokratike. Çështja nuk u diskutua as në grup parlamentar. Basha nuk ngriti komision hetimor, dhe nuk mori kamerat e Parlamentit, e kaloi në heshtje, a thua se harrohet.

Manipulimi i zgjedhjeve në PD, publikimi i videos prej më shumë se 8 deri në 9 orë në Korçë, votimi 2 apo 3 herë në Vlorë dhe manipulimi i votave anë e mbanë Shqipërisë, sërish u kaluan në heshtje nga Basha. Manipulimi as që nuk pranohet, pa të flitet më tej për provat dhe faktet e pakontestueshme të dhëna në media.

Në heshtje Basha kaloi edhe listën e tij korruptive të kandidatëve për deputetë të 25 qershorit. Një listë klienteliste të mbushur me kllounë, sharlatanë, palaço politik, kush me pagesë e kush me servilizëm, janë sot pjesë e grupit parlamentar, pikërisht ku është filmuar edhe video-skandali.

Bëhet fjalë për të dytin e listës në Qarkun Korçë, dhe këtë video-skandal Basha ka menduar dhe vendosur, ndoshta ta kalojë në heshtje si 3 të tjerat. Por në rast se ato të mësipërmet janë çështje politike dhe që harrohen lehtë, këto çështjet erotike, shqiptarët i kanë shumë me qejf, dhe shumë media kanë rrezikuar audiencën me heshtjen dhe censurën.

Por të gjithë duhet të jenë të bindur, që hap pas hapi dhe moment pas momenti të gjithë do ta transmetojnë, jo se kemi qejf ne, jo nga inati apo dëshira jonë, por se nuk do të pranojnë kurrë të kthehen në qesharakë dhe të kuptojnë se ishin vegla të keqpërdorura nga një instrument i neveritshëm politik.