osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

’97-a e re e PD, nuk ka lidhje me ’97-ën e Shqipërisë!

’97-a e re e PD, nuk ka lidhje me ’97-ën e Shqipërisë!

Nga Mero Baze

Rituali më i ri i Partisë Demokratike, është t’i zërë pritë në çdo qytet Edi Ramës me krerët lokalë të PD, qofshin këta ish deputetë ose të zgjedhur lokalë në krye të partisë. E marr me mend torturën e tyre, dhe bezdinë që duhet të filmojnë veten duke bërë sikur zihen me policët “që nuk i lënë të vrasin Edi Ramën”. Është një nga banalitetet e rëndomta të Berishës, sa herë që ajo parti hyn në krizë të thellë.

Në ditët e saj më të këqija, kur kishte shpallur ikjen nga pushteti dhe nuk merrte dot pjesë në zgjedhje as në gjysmën e Shqipërisë në vitin 1997, PD e bënte përsëri këtë ritual. Natyrisht jo në gjithë Shqipërinë, por qëllonte Bashkim Finon me gurë kur kalonte në Bushat. Më tej nuk e bënte jo se nuk kishte dëshirë, por nuk kishte mundësi, pasi palë me të nuk ishte qeveria, por njerëzit e armatosur, që mezi prisnin të shikonin ndonjë flamur të Partisë Demokratike për t’i vënë zjarrin.

Tani PD po përjeton ’97-tën e saj. E izoluar, e rrezikuar, e frustruar dhe e destinuar të ndëshkohet rëndë për aktin e saj vetëvrasës, ajo ka zgjedhur të jetë pala e vetme në akte simbolike dhune, të cilat përveçse nuk e rrezikojnë rivalin e tyre, por japin atij dhe fuqinë e njeriut që duron idiotësira të tilla.

Po pse PD po përpiqet të prodhojë ’97-tën e saj?

Ideja se ’97-ta është një simbol dhune dhe destablizimi, është një opsion i dëshpëruar, i vjetër i Sali Berishës, sipas motos së tij “pas meje, qameti”. Por vetëm kaq. Të gjitha faktorët e tjerë janë kundër ’97-tës së Shqipërisë.

’97-ta e Shqipërisë, u prodhua nga akte të forta destabilizimi dhe dhune, që kishin në shënjestër një qeveri e cila po përballej prej muajsh me revolta popullore, që socialistët i mbështesinin, por as i kontrollonin dot.

Qindra mijëra familje kishin humbur kursimet e tyre, PD kishte vrarë zgjedhjet dhe shpresën dhe bashkësia ndërkombëtare ishte rreshtuar egër kundër saj.

Sot Shqipëria është një vend stabël nga pikëpamja ekonomike, me parametra makroekonomikë të sigurtë, dhe qeveria ka një mbështetje të fortë ndërkombëtare.

Sali Berisha e ka situatën njësoj si në vitin 1997, biles edhe më keq, pasi ndërkombëtarët e kanë identifikuar atë, si autorin e vetëm të kësaj krize që ka marrë pas PD-në dhe LSI-në, për hallet e tyre.

Përballë tij nuk ka më as banda, as policë, as kundërshtarë, por vetëm miliona shqiptarë që vëzhgojnë me neveri, akte të bezdisëshme dhune, që më shumë të ngjallin mëshirë se sa frikë nga destabilizimi.

Kjo situatë të cilën Edi Rama e lejon me vetëdije për të ndarë shoqërinë kundra dhunës politike, është një “unazë e re” izolimi në qafën e PD dhe Berishës dhe një demonstrim i ri i vetëvrasjes së saj.

Kjo ’97-të që po ëndërron dhe tenton PD, është vetëm ’97-ta e saj. Aktet e saj të dëshpëruara dhe shpresa se mos dhuna e saj prodhon ndonjë viktimë, është një nekrofili politike, e cila ilustron më së miri se çfarë po ndodh me një parti, që lideri i saj e do me vete në varr si Faraonët, mumjet e veta.