Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është përplasur me deputetin e opozitës Halit Valteri i cili e ka cilësuar ministrin ‘kapter’.
Lleshaj ndërkaq tha se nuk kishte qenë kurrë kapter por gjeneral ndërsa sfidoi deputetin duke i thënë se ai nuk do i arrinte dot ato standarde.
“Kapter është një gradë e lartë në ushtri, do kishit lodhje të madhe dhe nuk besoj se e arrinit se ka shumë standarde për t’u plotësuar.
S’kam qenë kurrë kapter, kam qenë gjeneral. Gradat në ushtri, nuk i jep qeveria, i kam marrë vetë, se janë arritje profesionale.
Unë kam qenë në Akademinë e Botës, ku ju edhe po të tentonit, nuk hynit dot”, i tha Lleshaj teksa Valteri vazhdoi replikën.
“Më zhgënjeve shumë gjeneral por kuptova që je vetëm për tendera. Nuk ta ka shpjeguar Rama që je në pozicion politik.
Llesh, kam parë shumë policë që nuk doja të ishin fytyra jote.
Kam parë polica të lidhur me krimin, kam parë policë që fusnin duart por nuk je ti ai. Je gjë tjetër ti.
Unë prapë i ri jam, do mësoj edhe për ushtrinë por për krimin nuk më fole këtu, për këtë të kemi thirrur këtu.
Rrjeti i këtyre njerëzve… Kaq memecë e shurdhë jeni bërë ju?
Hajde këtu dhe fol për krimin, mos më bëj pallavra dhe propagandë qeverie”, -përmbylli deputeti i opozitës.

