Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një darkë punë me homologun e tij grek, Kiriakos Mitsotakis, sot në orën 21:00.
Takimi do të zhvillohet në pallatin Maximos në Athinë.
Rama viziton Greqinë në cilësinë e kreut të OSBE dhe çështja e detit pritet të jetë një nga diskutimet që do trajtohen.
Kujtojmë se Rama do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Athinë, në 15 dhe 16 shtator ku do të marrë pjesë në një konferencë të organizuar për disa çështje mes të cilave kriza në Mesdheun Lindor, emigrantët, koronavirusi, por edhe ekonomia.