osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Mazhoranca i lidh duart Ilir Metës! Ligji organik për presidentin gati brenda 15 tetorit: Ja kompetencat që pritet t’i rrudhen

Mazhoranca i lidh duart Ilir Metës! Ligji organik për presidentin gati brenda 15 tetorit: Ja kompetencat që pritet t’i rrudhen

Partia Socialiste brenda 15 tetorit do të ketë gati ligjin për izolimin e Presidentit të Republikës. Dje Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi mbledhjen e tij të parë për sesionin e shtatë të kësaj legjislatur.

Ndërsa ngriti grupin e punës që do të merret me hartimin e draftit dhe propozimin në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të projektligjit “Për Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë”.

Ashtu siç gazeta e deklaroi një ditë më parë, në grupin e punës janë vendosur deputetët Vasilika Hysi dhe Adnor Shameti nga mazhoranca parlamentare, si dhe deputeti Alban Zeneli nga pakica parlamentare, çka u miratua edhe nga anëtarët e tjerë të komisionit, që e cilësuan si të domosdoshëm si ligj.

Ndërkohë pas diskutimeve, me propozim të anëtarit të Komisionit të Ligjeve socialisti, Adnor Shameti, u caktua si afat për draftimin dhe propozimin e projektligjit data 15 tetor 2020.

Z.Manja sqaroi se grupi i punës ngrihet bazuar në konkluzionet e raportit të Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga presidenti i republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”, të miratuar me vendimin nr. 48/2020 datë 27.07.2020 të Kuvendit të Shqipërisë.

Manja propozoi që grupi i punës të përbëhet nga znj. Vasilika Hysi dhe Adnor Shameti nga mazhoranca parlamentare, si dhe z. Alban Zeneli nga pakica parlamentare, çka u miratua edhe nga anëtarët e komisionit.

Detajet ligjit

Në vitin 2016 u hartua një ligj për institucionin e Presidentit. Ligji ishte pjesë e paketës së reformës në drejtësi, por pasi Meta u emërua president, PS e tërhoqi draftin duke i lënë rrugë të lirë kreut të shtetit. Por dje në komision u bë e ditur se ky ligj do të përmbyset.

Ligji i ri do të jetë akoma dhe më i ashpër. Vetë Ulsi Manja dhe zonja Hysi thanë se ligji i 2016 nuk bënte gjë tjetër veçse pasqyronte kompetencat që garanton Kushtetuta. Ligji i ri do të ketë një sërë kufizimesh, shumica që rrjedhin nga Raporti i Komisionit të Venecias. /Rigels Seliman

Puna më e madhe do të fokusohet pikërisht te çështja e dekretimit të gjyqtarëve, dekretimi i ministrave dhe data e zgjedhjeve. Në ligj do detajohet çështja e përzgjedhje së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Po ashtu do përcaktohet qartë se Presidentit nuk ka të drejtë të anulojë datën e zgjedhjeve sikundër ndodhi në 2019. Pika tjetër ka të bëjë me dekretimin e ministrave.

Mazhoranca do e sanksionojë që Meta është i detyruar të dekretojë këdo ministër që i çon kryeministri. Po ashtu do ketë dhe disa pika në kuadër të reformës zgjedhore, ku do të detajohet pjesa e dekretimit të qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, duke qenë se kemi formulën pa koalicione.

Po ashtu do ketë përcaktime dhe për emërimet e kreut të KLSH, SHISH dhe Guvernatorit. PS do të shqyrtojë të gjitha nenet në Kushtetutë mbi Presidentin dhe aty ku lihen hapësira do bëhen sanksionime në ligj që të mos ketë më çudira si ajo me bllokimin e ministrave, shtyrjen e zgjedhjeve apo dhe me pezullimin e emërimeve në Kushtetuese.