HomeAktualitetDebat

Basha dhe Berisha i qëndrojnë larg Tiranës, ku do kandidojnë kryetari dhe ish kryeministri?

Basha dhe Berisha i qëndrojnë larg Tiranës, ku do kandidojnë kryetari dhe ish kryeministri?

Në listën zyrtare që do të votohen nesër nga anëtarësia e PD-së së kryeqytetit mungojnë emrat e kryedemokratit Lulzim Basha dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Po ku do të kandidojnë dy figurat kryesore të PD-së?

Kujtojmë se Berisha deklaroi se pasardhësi i tij Edi Rama u tërhoq nga kandidimi për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Durrësit dhe shkoi sërish në Vlorë ku edhe sot është deputet i PS.

Berisha tha se shkak është Lulzim Basha, pasi është përfolur se kreu i PD do të kandidonte po ashtu në Durrës, porse edhe emri i Bashës nuk figuronte në listën e Durrësit.

Sa i përket Berishës, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se është i lirë të zgjedhë vetë qarkun se ku do të kandidojë, duke nënkuptuar se nuk do të jetë jashtë listës së zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare si Basha, ashtu edhe Berisha kanë qenë të përfshirë në listën e PD-së për qarkun e Tiranës.