Presidenti Aleksander Vuçiç ka reaguar në lidhje me refuzimin e kërkesës së tij për të vizituar Kosovën.
Vuçiç është shprehur, se ai kërkoi që të hynte në territorin e vendit, pasi ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës kërkoi që të shkonte në Rashkë, por kanë rënë dakord me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, që këto vizita të mos ndodhin.
“Nga Evropa thirrën dhe thanë që duhet të pajtohemi, që gjithçka të rregullohet, që askush të mos shkojë askund dhe ramë dakord që të mos flitet për cdo gjë në publik, në mënyrë që të mos mërzisim as publikun serb dhe as atë shqiptarë.
Është bërë histori e madhe, si edhe për gënjeshtrën që unë i kërcënova me skenarin e Karabakut, megjithëse ata e kuptuan shumë mirë atë që doja të thoja, ata sërish thanë se Vuçiç është i padëshirueshëm në Kosovë”, tha ai.