osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Humb jetën nga Covid mjeku i njohur Bledi Nini, Dritan Lelin dhe Erion Kristo statuse të ndjera për mikun e tyre

Humb jetën nga Covid mjeku i njohur Bledi Nini, Dritan Lelin dhe Erion Kristo statuse të ndjera për mikun e tyre

Një tjetër lajm i hidhur vjen për bluzat e bardha dhe mjekësinë tonë. Bëhet me dije se ka humbur jetën mjeku i njohur Bledi Nini 48-vjeç që ishte dërguar për kurim në Itali, por fatkeqësisht nuk ia doli dot të fitonte betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur, miku i tij njëherësh edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili thotë se marrja e këtij lajmi nuk ishte i thjeshtë.

“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua.

Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!”, shkruan Leli.

Ndërsa miku i tij i fëmijërisë pedagogu Erion Kristo, i cili me anë të një postimi mjaft prekës, ka shprehur ngushëllimet për mikun e tij dhe njëherësh mjekun Bledi Nini.

Kristo shprehet se ky lajm ka lënë të tronditur familjen dhe të gjithë miqtë e Ninit, ndërsa shprehet se të gjithë patën besim se ai do ta mposhte virusin.

“O vëlla, po pse ike? Na thave krahët! Ne prisnim fitoren tënde, po kjo gjëja e zezë të mori. Do na mungojë humori dhe e qeshura jote. Do i mungosh familjes, gruas dhe fëmijëve, prindërve të mrekullueshëm dhe motrës. Do i mungosh kolegëve dhe pacientëve.

Do na mungojnë këshillat e tua. Mjekët e shkëlqyer që na rekomandoje. Po sa lojëra kemi bërë bashkë o vlla. Po sa herë i kthyem përmbys shtëpitë tona. Po të deshëm o vlla. Po ky virusi i poshtër na tmerroi. Është si bandë mongolësh në një fshat të pambrojtur o vëlla.

Ka njerëz që nuk besojnë. As unë nuk besoja që do ikje. Lusnim Zotin përditë për ty, po nuk na dëgjoi. Të donte për vete. Doktor Bledi Nini ka ndërruar jetë. Nuk e besojmë dot. Ishe në lule të jetës vëlla. Fjalët nuk më vijnë më“, shkruan Kristo në postimin e tij në rrjetet sociale.