HomeBota

Njoftoi ndarjen e parakohshme nga jeta të aktores së njohur të filmit ‘Agjenti 007’! Shihni reagimin e bashkëshortit të saj kur merr vesh se ajo është ende gjallë (Video)

Njoftoi ndarjen e parakohshme nga jeta të aktores së njohur të filmit ‘Agjenti 007’! Shihni reagimin e bashkëshortit të saj kur merr vesh se ajo është ende gjallë (Video)

Partneri i aktores Tanya Roberts mësoi se ajo ishte gjallë, gjatë një interviste në TV, më pak se 24 orë pasi ai dhe përfaqësuesi i saj njoftuan që ajo kishte vdekur.

Lajmi për vdekjen e ish-yllit u botua në të gjithë botën, pasi përfaqësuesi i saj informoi mediat se ajo kishte vdekur në Spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles.

Por në një intervistë emocionuese mëngjesin tjetër, partneri i saj Lance O’Brien u ‘mbyt’ në lot, ndërsa ai mori një telefonatë nga spitali.

Njoftoi ndarjen e parakohshme nga jeta të aktores së njohur të

“Tani, ti po më thua se ajo është gjallë?”, tha O’Brien, i tronditur.

Duke qarë, ai tha: ‘Spitali po më thotë se ajo është gjallë. Ata po më thërrasin nga ekipi i kujdesit intensiv. ‘

Pavarësisht nga gëzimi i O’Brien kur mësoi që ishte gjallë, ai që atëherë ka zbuluar se gjendja e saj është “e rëndë”, ajo vuan nga mëlçia dhe veshkave dhe mjekët nuk i kanë dhënë asaj kohë për të jetuar.