osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ndizet lufta, Basha refuzon presionet e Metës për marrëveshje me shkrim para zgjedhjeve, mesazh LSI se nuk mund të bëjë koalicione të nxituara

Ndizet lufta, Basha refuzon presionet e Metës për marrëveshje me shkrim para zgjedhjeve, mesazh LSI se nuk mund të bëjë koalicione të nxituara

Zgjedhjet e 25 prillit janë kthyer në një fushë beteje brenda opozitës. PD pretendon të vijë në pushtet, por afrimi i shumë partive të vogla pas vetes e ka vënë në vështirësi kreun demokrat Lulzim Basha, pasi të gjithë duan pjesë në tepsinë pushtetit.

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor ishte një lëvizje jo dhe aq e pamenduar, pasi u mbyll derën koalicioneve para zgjedhjeve duke detyruar partitë të dalin më vete në garë ose me listë unike. PD ka pas vetes LSI, PR, PAA, LZHK, PBDNJ, PDIU, etj., të cilat duan vende në listat e kandidatëve.

Kjo ka shkaktuar mjaft qejfmbetje, pasi Basha duhet të heqë demokratët dhe në vend të tyre të fusë aleatët. LSI pritet të dalë më vete në zgjedhje, por kjo ka shtuar akoma dhe më shumë presionin te Basha. Sipas burimeve shumë të sigurta në PD, Meta dhe LSI kërkojnë marrëveshje në letër para zgjedhjeve të 25 prillit. Presidenti i trembet një “puçi” nga Basha, pasi nëse PD fiton e vetme mbi 71 mandate, mund të lërë LSI jashtë qeverisë.

Një ish-deputet pranë Bashës i tha gazetës se Meta po kërkon një marrëveshje si ajo e 1 prillit 2013 me Ramën, ku u hodhën piketat e koalicionit PS-LSI, si do ndaheshin ministritë, drejtoritë dhe gjithçka tjetër. Mirëpo, Basha ndryshe nga Rama, nuk e pranon një gjë të tillë. Sipas burimeve, lideri demokrat ka kërkuar që të shihet rezultati i zgjedhjeve dhe në bazë të votave duhet ndarë pushteti.

PD mesazh LSI

Ai që e ka përforcuar akoma dhe më shumë këtë gjë është nënkryetari i PD, Edi Paloka. Në një studio televizive ai ka folur mbi strategjinë e zgjedhjeve, emërimin e drejtuesve politikë në qare dhe për koalicionet. Ai e bëri të qartë se PD nuk do të nxitohet në krijimin e koalicioneve.

“Është normale dhe unë dhe brenda PD-së duam që këto piketa të vihen sa më parë, por fakti që i vonojmë edhe disa ditë që të arrijmë në një rezultat më optimal nuk dëmton, përkundrazi. Nëse do të nxitoheshim dhe hajde i caktojmë këto dhe bëjmë edhe koalicionin pa bërë llogaritë, kjo do të ishte e dëmshme sesa e dobishme”, u shpreh ai. Duke folur në “Euro News”, Paloka u ndal dhe te emërimi i drejtuesve në qarqe. Deri më tani kemi 3 emra të prezantuar, ndërsa 9 qarqe nuk kanë një të dërguar të Bashës.

“Nuk është kjo gjëja më e rëndësishme sot. Këto janë probleme të organizimit të opozitës. Ne gjejmë kohën edhe mënyrën më të përshtatshme për të bërë lëvizjet tona. Janë përgatitje të strategjisë dhe taktikës që opozita do të ndjekë. Në këtë kuadër edhe drejtuesit e qarqeve që do të caktojë PD dhe formula e koalicionit janë të lidhura më njëra-tjetrën.

E rëndësishme është që opozita nuk ka ndaluar për asnjë moment, për 8 vjet së bëri opozitë në të gjitha format që i duhet të bëjë opozitë. Çështja e drejtuesve të qarqeve është çështje ditësh, ngelet një çështje teknike, që do të përcaktohet në bazë të interesave direkte të opozitës”, u shpreh ai.

Listat e kandidatëve

Një tjetër element që ka interes brenda PD është lista e kandidatëve. Basha ngriti një komision që përzgjodhi disa emra, ndërsa 20 për qind do të zgjidhen nga vetë kryetari dhe Kryesia. Kjo lloj skeme ka krijuar shumë pakënaqësi në PD, pasi shumë emra të njohur si Salianji, Balliu, Halim Kosova, etj, mbetën jashtë. Në mars KQZ pret listat e kandidatëve dhe Basha ka më pak se dy muaj kohë që të vendosë se kush do të përfaqësojë selinë blu më 25 prill.