HomeAktualitetKryesore

Trekëndëshi Gon Duka-Paloka-trafikant heroine: Kandidati i PD-së në Durrës pranon se është dëbuar nga Zvicra

Trekëndëshi Gon Duka-Paloka-trafikant heroine: Kandidati i PD-së në Durrës pranon se është dëbuar nga Zvicra

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama tha se PD ka degraduar në një trekëndësh që përfshin Agron Dukën, Edi Palokën dhe trafikantin e heroinës.

“Ç’është ky trekëndësh që është krijuar këtu mes Palokës, Gon (Agron) Dukës dhe një trafikanti heroine, i kapur dhe i dëbuar nga Zvicra, që shfaqet si alternativë për kë?”, tha Rama në një dalje publike.

I kontaktuar nga A2, Rezart Tusha hodhi poshtë akuzat si i përfshirë në trafik narkotikësh, por pranoi se është dëbuar nga shteti zviceran, fakt të cilin tha se e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit.

“Të tjerat janë akuza të pabaza politike”, tha Tusha në përgjigje të interesimit nga A2.