osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zbulohen për çfarë përdoren zyrat tek ish selia e vjetër e PD ku përplasja Metës me bashkinë

Zbulohen për çfarë përdoren zyrat tek ish selia e vjetër e PD ku përplasja Metës me bashkinë

Në 2014, me vendim qeverie ish-godina historike e PD kaloi nën varësi të Bashkisë së Tiranës për ta përdorur për shërbimet e saj.

Që atëherë, ndërtesa që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve.

Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore si dhe disa zyra të drejtorisë juridike. Në katin e tretë të saj ishin dhe zyrat e FRD-së, së cilës i janë kërkuar që të lirojë zyrat.

Gjatë gjithë vitit pas tërmetit, duke qenë se shumë ambiente publike janë dëmtuar, të gjithë partive politike që nuk janë parti parlamentare u është kërkuar të lirojnë zyrat dhe ambientet e tyre.

Sipas ligjit për “partitë politike”, Bashkia e Tiranës ka detyrimin që t’i japë ambiente për zyra partive politike që kanë përfaqësim në Kuvend apo kanë në përbërje një ish-President.

Sipas nenit 22, pika b, të këtij ligji “partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore.

Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi”.

Me ikjen e Bamir Topit FRD nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, pasi tashmë nuk ka as deputet dhe as Presidentin. Bashkia nuk ka më asnjë detyrim t’i ofrojë zyra.

FRD nuk është parti me përfaqësim parlamentar dhe nuk ka as 1% të mesatares së votave në tre zgjedhjet e fundit. Ligji nuk e ngarkon bashkinë e Tiranës të sigurojë seli për partitë që nuk përmbushin këto pika të ligjit.

Bashkia e Tiranës ka vepruar njësoj edhe me parti të tjera si PDS e Paskal Milos, apo Demokristianët e Zef Bushatit, në momentin që nuk kanë përfaqësim në parlament.

FRD është njoftuar sipas ligjit, disa ditë përpara dhe i është lënë koha e nevojshme për të marrë masat dhe lirimin e godinës.