HomeAktualitetDebat

KQZ hoqi 78 emra nga lista! Vjen reagimi i parë nga Agron Duka që shikon ëndrra: PD nuk fiton nëse nuk fiton 19 mandate në Tiranë

KQZ hoqi 78 emra nga lista!  Vjen reagimi i parë nga Agron Duka që shikon ëndrra: PD nuk fiton nëse nuk fiton 19 mandate në Tiranë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ për të miratuar listat shumë emërore vetëm me kandidatë e nevojshëm duke i hequr ata të tepërt.

Duka u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha iu dha të gjithëve atë që meritonin përveç Nard Ndokës që duhet të ishte në listë i sigurt.

“Vendi i dytë është një vend dinjitoz, përfaqësoj një parti që është aleate me PD dhe e meritoj një vend të tillë. Kandidatët tanë u vendosën poshtë në lista dhe KQZ sot i hoqi. Në gjithë Shqipërinë tani kanë mbetur vetëm tre kandidatë të Partisë Agrare Ambientaliste.

Basha iu dha të gjithëve atë që meritonin përveç Nard Ndokës që duhet të ishte në listë i sigurt. PD nëse nuk tenton 19 mandate nuk fiton”, tha ai për Ora News.