HomeAktualitetSport

Braçe sulmon Ramën: Kur pranon korrupsionin dhe konfliktin e interesit si “hap përpara”, duhet të heshtësh

Braçe sulmon Ramën: Kur pranon korrupsionin dhe konfliktin e interesit si “hap përpara”, duhet të heshtësh

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka sulmuar drejtorin e përgjithshëm të skuadrës së Partizanit, Olsi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai shkruan se:

“Drejtori duhet te kuptoj se;

Prej korrupsionit dhe konfliktit të interesit nuk ka para për futbollin.

Pika e ujit zakonisht eshte e paster, jo e piste!

Dhe se; kur pranon korrupsionin dhe konfliktin e interesit si “hap perpara”, duhet te heshtesh per padrejtesite qe bien ne kurrizin tend! Kaq.”

Shkak i reagimit të Braçes është bërë ankesa e Olsi Ramës për përfitimet e klubeve nga e drejta televizive, pasi Armand Duka ia shiti atë Koço Kokëdhimës.

Sipas fakteve të botuara nga gazeta TemA, klubet do të përfitojnë një shumë qesharake./TemA