osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Mesazhi i fshehtë kërcënues i Sali Berishës për Lulzim Bashën tek “Zonë e Lirë”

Mesazhi i fshehtë kërcënues i Sali Berishës për Lulzim Bashën tek “Zonë e Lirë”

Ka kaluar ndoshta pa u vënë re, për shkak të orës së vonë dhe një minutazhi tejet të zgjatur për një format si emisioni i Arian Çanit, një mesazh i koduar që Sali Berisha i dha Lulzim Bashës publikisht.

Më shumë sesa një mesazh, ishte një vijë e kuqe e përcaktuar qartë nga një akt lufte, përtej së cilës askush brenda PD nuk mund të kalojë dot këtë radhë. Sepse në lojë është fati politik dhe juridik i themeluesit të PD dhe familjes së tij të ngushtë biologjike!

I pyetur se përse Kryetari dhe vetë PD duket sikur nuk po e mbronin këtë kohë aq sa duhet, në lidhje me vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të familjes së tij, Sali Berisha pasi tha kalimthi se ka patur solidaritetin më të madh që ka marë ndonjëherë u hodh për herë të parë tek diçka në dukje parimore. Por djalli, fshihet pikërisht këtu, prapa detajeve të tilla!

Sali Berisha tha se PD është ngritur mbi dy parimethemelore: 1.- Mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe 2.- Mbrojtjen e interesit kombëtar të shqiptarëve. Dhe shtoi: Nëqoftëse PD (e drejtuar tani nga Lulzim Basha) i cënon këto dy parime themelore, ai do të luftonte deri në fund për ti mbrojtur ato.

Kundërpërgjigja e panelistëve ishte se në cilën nga këto dy parime, kualifikonte Sali Berisha vendimin e SHBA për futjen e tij në listën e zezë? Por si gjithmonë ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë, duke përsëritur për herë të dytë, të njëjtin meshazh:

“Dy janë parimet themelore për të cilat është ngritur PD dhe nëqoftë se unë do të shoh që ato do të cënohen (pra; nëse PD nuk e mbron Sali Berishën nga SHBA që po “i shkel atij dinjitetin njerëzor”, siç tha se kur njoftoi ngritjen e padisë franceze për sekretarin amerikan Blinken) atëherë do të bëj gjithçka që të marrin vendimin…”

Kaq e qartë!
Pra e thënë ndryshe nëse Lulzim Basha nuk do ta mbrojë Sali Berishën në rast hapje të proceseve gjyqësore (duke u bërë “bunker politik”) nga akuzat e bëra prej SHBA, atëherë ai do bëjë gjithçka përmes PD që ta detyrojë ose ti dali zot, ose të largohet. Rrugë të mesme, nuk i la.

Nëse Lulzim Basha nuk do ta bëjë dhe do vijojë me lojën aktuale, as kundër SHBA dhe as kundër Sali Berishës, atëherë skenari është gati: Lulzim Basha do të largohet nga kreu i PD për “devijim nga parimet për të cilat kjo parti u themelua në dhjetorin e 1990: Për shkeljen e të drejtave dhe dinjitetit të Sali Berishës”! Pikë.

Kërcënim më të hapur, më të qartë dhe më të prerë se ky, Sali Berisha nuk i ka bërë kurrë më parë Lulzim Bashës. Kryetari në detyrë i PD, që pret të marë një madat tjetër më 13 qershor, e ka të qartë tashmë vijën e kuqe të vendosur nga “lideri historik” dhe babai i tij politik: O me Sali Berishën kundër SHBA, ose me SHBA kundër Sali Berishës.

Pasi të mari mandatin e ri në krye të partisë, nëse Lulzim Basha bëhet me SHBA kundër Sali Berishës, ky do të jetë edhe momenti kur nis lufta. Kjo është lufta finale e Sali Berishës, fundin e së cilës, të gjithë e kanë shumë të qartë tashmë:

Brenda 24 orëve Sali Berisha e largon Lulzim Bashën nga SHQUP dhe rimer partinë. Pak rëndësi ka nëse do rikthehet formalisht vetë, apo të emërojë një manekin tjetër në krye të saj.

Ultimatumi u bë publik dhe nga mbrëmë, është në fuqi.

Çfarë do bëjë Lulzim Basha?/Alpenews.al