Aktori i njohur i “Home Alone” (I vetëm në shtëpi), Macaulay Culkin është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe partnerja e tij, aktorja Brenda Song, kanë mirëpritur në jetë një djalë.
Djali, i cili ka lindur në Los Angeles, quhet Dakota, nisur nga emri që motra e ndjerë e Culkin ka pasur. Ajo ndërroi jetë nga një aksident automobilistik në vitin 2008, kur ishte 29 vjeç.
Culkin, 40 vjeç, Song, 33 vjeç dhe djali i tyre i porsalindur janë të gjithë mirë dhe shumë të lumtur, sipas përfaqësueses së familjes, Michelle Bega.
Culkin dhe Song u takuan për herë të parë gjatë xhirimeve të “Changeland”, në vitin 2012.