Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Norvegji, pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit Mounir Hamoud në moshën 39-vjeçare.
Sipas mediave të huaja, ish-mbrojtësi pësoi një arrest kardiak në ditën e tij të parë të punës së re si trajner.
mariobet
Hamoud luajti për 15 vite në nivelet më të larta të futbollit norvegjez me klube si Lin, Bodo/Glimt dhe Strmogodset. Ai luajti si mbrojtës i majtë, teksa në 349 ndeshje shënoi dhe 29 gola përpara se të mbyllte karrierën në vitin 2019.
Hamoud do të niste punën si trajner i skuadrës së të rinjve të Stromgodset, por ai mbylli sytë përgjithmonë pikërisht në ditën e parë të kësaj aventure të re në futboll.