Një natë më parë, i ftuar në emisionin e Grida Dumës, deputeti Tomor Alizoti për të justifikuar rreshtimin e tij në radhët e ushtarëve të bindur të Sali Berishës, u shpreh se mes ‘nipit të Spiro Kolekës dhe Berishës, zgjedh këtë të dytin’.
Pra, u mundua që pozicionimin e tij ta justifikojë me ndarjen idologjike dhe me persekucionin e familjes së tij.
Në fakt, të vijosh në 2024 të shohësh me ndarjen bardhezi të së shkuarës enveriste, është po aq staliniste sa persekucioni i djeshëm, sepse kohët kanë evoluar dhe sot standardet për të mbajtur qëndrime për gjërat, njerëzit dhe ngjarjet, janë të një natyre tjetër.
Sot, fjala vjen, nuk ka luftë klasash të natyrës enveriste dhe vendin e komunizmit, e ka zënë korrupsioni.
Pra, mund të mos jesh me Edi Ramën jo se ai është djali apo nipi i një komunisti të djeshëm, por sepse ai është i korruptuar, ka qeversur keq etj. vlerësime apo akuza ndaj Ramës.
Por të fshihesh pas së djeshmes, tregon miopi, por dhe poshtërsi, në fakt, sepse faktet, siç do t’i rendisim më poshtë, në rastin e Tomor Alizotit, tregojnë të kundërtën.
Atmospheric Rivers Boosting Reservoir Water Levels in California
Keep Watching
Së pari, kur Basha e vuri në listën e deputetëve, kur fitoi mandatin dhe kur Berisha u shpall “non grata” dhe Basha ende nuk kishte vepruar, Alizoti në mbledhje të PD-së, qoftë në Tiranë, qoftë në Berat, ka deklaruar më shumë se një herë, se ai nuk do ta lejonte Berishën ta shndërronte PD-në në një OJF, madje, siç ai shprehej në atë kohë, Basha po gabonte që po mendohej dhe nuk po e përjashtonte nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Se çfarë ndodhi që Alizoti ndryshoi qëndrim, kjo duhet kërkuar në komplekset e subkoshiencës së Tomorit, i cili e adhuron Berishën jo se është më i mirë se Rama, por sepse është i dhunshëm dhe i frikshëm në raport me kundërshtarët. Me sa duket, duke qenë se Tomori ka qenë gjithë jetën i dhunuar, ka bërë të dashurohet me dhunuesin dhe xhelatin.
Librat e psikologjisë dhe filozofisë që ka lexuar dikur Alizoti, i shpjegojnë më mirë këto gjëra.
Së dyti, në qershor të 2021, kur PD-ja humbi zgjedhjet dhe përballë Lulzim Bashës kandidoi një ish-i persekutuar si Agron Shehaj, Alizoti nuk bëri zgjedhjen që thotë sot se bën në raportin midis Ramës dhe Berishës, por zgjodhi Bashën, jo se ky kishte prejardhje nga ndonjë familje e persekutuar, por sepse Alizoti në atë periudhë e mendonte si më të fortë.
Pra, sërish edhe në raportin mes Bashës dhe Shehajt, Tomori nuk zgjodhi atë që vinte nga shtresa e tij, por atë që ishte më i fortë. Jo vetëm kaq, por e luftoi pabesisht dhe egërsisht pjesëtarin e shtresës së tij, madje edhe mbështetësit e tij në qarkun e Beratit.
Së treti, kur Basha dha dorëheqjen dhe në krye të PD-së erdhi një tjetër ish-i persekutuar, si Enkelejd Alibeaj, Alizoti sërish nuk ndoqi këtë standard që thotë se po ndjek në raport me Berishën, por ndoqi standardin që di të ndjekë gjithmonë. Mes Alibeajt, ish-i përndjekur politik, dhe Sali Berishës, ish-sekretar partie, Alizoti u bë me këtë të dytin.
Pse? Për të njëjtat arsye, sepse mendon që Berisha ishte më i fortë.
Pra, nuk ka një arsye morale, ideologjike apo të së djathtës në qëndrimet e Alizotit, sepse ai është thjesht me më të fortin, me atë që mendon se do ta bëjë deputet, ose me atë që mendon se duke u rreshtuar me të nuk do ta shajë dhe linçojë.
Shembulli i Alizotit është treguesi i një karakteri me komplekse të thella inferioriteti dhe është e vështirë për të shpjeguar qëndrimet dhe veprimet e tij mbi baza parimesh apo interpretimesh standarde.
Kur Berisha të mos e vërë në listën e deputetëve, ai nuk do dali në studio televizive të bëjë siç bëri me Bashën në 2017, jo sepse nuk do t’i ofrojë kush të dalë, por sepse ka frikë që edhe në atë periudhë të shtyrë në moshë, Berisha mund ta rrahë me ndonjë cep pallati. Në qoftë jo ai, ndonjë nga mbështetësit e tij. (Alfapress.al)