HomeKronike

VIDEO/ Cili ka qenë fati i tre vajzave të përfshira në skandalet sek*uale të zyrtarëve të lartë në Shqipëri?

VIDEO/ Cili ka qenë fati i tre vajzave të përfshira në skandalet sek*uale të zyrtarëve të lartë në Shqipëri?

Rasti më i fundit i implikimit në një aferë seksuale të kryetarit tashmë të dorëhequr apo shkarkuar të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, nuk është i pari në Shqipëri.

Ish­-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili, u përfshi në një histori skandali seksual në maj të vitit 2016, pas publikimit në media të një videoje përgjimi.

Pamjet ishin realizuar nga një 20­vjeçare, e cila pretendonte se kryebashkiaku i kishte kërkuar një raport intim në këmbim të punësimit të saj në një nga institucionet vartëse të Bashkisë Dibër.

Më pas ai u lirua, kurse vajza që e përfshiu në skandal, ish-gazetare e emisionit që e transmetoi videon, u zhduk nga profesioni dhe nga qarkullimi publik.

Një personazh i lartë i politikës, që i mori me vete të vërtetat e videove të tij, ishte Dritan Prifti. Ajo me të cilën ish-ministri u shfaq në çaste intime është vartësja e tij, një grua e martuar, e cila kishte lënë vendin ku kishte emigruar për të punuar si drejtoreshë në njërën prej drejtorive të METE-s që drejtonte asokohe Prifti.

Kurse ai që njihet si skandali i seksit me protagonist ish-ministrin e Kulturës, Ylli Pango, ka një protagoniste të identifikuar publikisht. Ajo quhet Alkida Budini, ishte gazetare e kamufluar e një emisioni inveatigativ dhe në atë kohë ishte 19 vjeç.

Vajza e re shkoi në banesen e Ylli Pangos i cili sikunder demonstrohet ne regjistrimin audio dhe video, nis ta “gjuaje” duke e nxitur qe te heqe rroba nga trupi. Ne nje moment vajza kerkon te qetesohet dhe duket se kjo e ka stepur ministrin, i cili nuk ka shkuar me larg. E kane mbyllur “historine”, duke u ndare me nje bisede te shkurter mbi dokumentet qe vajza kishte sjelle per te aplikuar per punesim ne MTKRS.

Shihni editorialin e përgatitur nga DITA.