osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Blinken në Tiranë dhe historia e 1.574 kilogramëve flori

Blinken në Tiranë dhe historia e 1.574 kilogramëve flori

Shpërndaje

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken erdhi këtë të enjte në Tiranë për një vizitë disa orëshe. Sipas ekspertëve të politikës, vizita është e rëndësishme për aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA-të, por jo për politikën e brendshme.

Gjatë 30 viteve të fundit, vendin e kanë vizituar shumë sekretarë të shtetit, duke nisur nga James Baker, Madeleine Albright, Colin Pawell, Hilary Clinton dhe John Kerry.

I vetmi president në detyrë që ka vizituar Shqipërinë është George W. Bush në vitin 2007, ndërsa ish-presidenti Bill Clinton erdhi në Tiranë verën e vitit 2023.
– Publicitet –

Marrëdhëniet diplomatike midis SHBA-ve dhe Shqipërisë u vendosën në vitin 1922, por ato pësuan një ndërprerje të gjatë gjatë regjimit komunist në vend dhe u rivendosën në vitin 1991 pas rënies së diktaturës.

Profesor Ksenofon Krisafi i cili ka qenë pjesë e diplomacisë shqiptare gjatë përpjekjeve për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane tregon për gazetën DITA një episod shumë interesant.

Ai tregon se kërkesa e parë zyrtare e ShBA për marrëdhënie me Shqipërinë, ishte ajo që erdhi me të ashtuquajturin “Propozimi prej 7 pikësh”, që ambasadori francez në Tiranë, Marcel Martin.

Ajo iu dorëzua ish zëvendësministrit shqiptar të punëve të jashtme, Sokrat Plaka, në një nga ditët e javës së tretë të prillit të vitit 1984.

Propozimi fokusohej kryesisht në trajtimin e çështjes së arit dhe normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-britanike, por jo vetëm.

Nëpërmjet tij transmetoheshin kërkesat e qeverive të Britanisë së Madhe dhe të SHBA për t’i ofruar qeverisë shqiptare mundësinë e zgjidhjes së çështjes së rezervës së arit të Bankës Kombëtare caktuar nga Komisioni Tripalësh i Arit.

Aty përmendej gatishmëria e tyre për të dhënë pëlqimin në Komisionin Tripalësh të Arit (ku ato së bashku me qeverinë franceze ishin palë) për kthimin në Shqipëri të një sasie prej rreth 1574 kg ar.

Kjo sasi ari ishte identifikuar që në fundin e viteve ’40 të shekullit të kaluar, si pronë e shtetit shqiptar, por mbahej e bllokuar.

Në ditën e parë të bisedimeve që nisën në Paris, më 15 mars 1985 (pjesë e të cilave ishte edhe autori i këtij shkrimi),kryetari i delegacionit britanik, Xhon Bërç, i cili njoftoi se ishte autorizuar të fliste edhe në emër të qeverisë amerikane.

Mirëpo ndodhi një e papritur.

Amerikanët kërkonin që, Shqipëria t’i paguante qeverisë amerikane një shumë rreth dy milionë dollarë amerikanë për shpronësimet që kishin bërë komunistët të disa pasurive amerikane në Shqipëri.

Sipas palës amerikane bëhej fjalë për rreth 2000 amerikanë që kishin pasuri në Shqipëri dhe që iu ishin shtetëzuar.

Por kryetari i delegacionit shqiptar, ambasadori Andon Bërxholi, u përgjigj se “nuk na rezulton që të ketë prona amerikane të shtetëzuara në Shqipëri.

Në kohën e shtetëzimeve që u bënë pas çlirimit në vendin tonë nuk u vu dorë mbi pronat e shteteve me të cilët ishim aleatë në luftë.

Sidoqoftë, përfundoi ai, “numri i avancuar nga pala amerikane kalon çdo kufi për të qënë e besueshme.”

Pas kësaj përplasjeje, bisedimet dështuan.

Do duhej rënia e komunizmit rreth 6 vjet më vonë që marrëdhëniet diplomatike të normalizoheshin përfundimisht.

Ambasada e ShBA në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me diplomatin Kristofer Hill si i ngarkuar me punë, i pasuar nga ambasadori Uilliam Rajerson, i cili i paraqiti letër kredencialet më 21 dhjetor 1991.

Rivendosja e marrëdhënieve dhe vizita e sekretarit amerikan të shtetit,Xhejms Bejker, i shtendosi përfundimisht raportet shqiptaro-amerikane, duke i siguruar Shqipërisë përkrahjen e superfuqisë me peshë në jetën ndërkombëtare.

Sot ato identifikohen si marrëdhënie me rëndësi stretegjike dhe me prioritet të veçantë në politikën e jashtme të Shqipërisë.