HomeAktualitet

“Qetësohet” Uashingtoni e Brukseli! Perla e ditës, Saliu nga arresti: Garantoj NATO-n se do e mbështesim pa rezerva

“Qetësohet” Uashingtoni e Brukseli! Perla e ditës, Saliu nga arresti: Garantoj NATO-n se do e mbështesim pa rezerva

Sali Berisha shkruan se PD e Rithemelimit garanton NATO-n mbështetjen pa rezerva për bashkëpunimin me Aleancën dhe mbetet e vendosur në respektimin e detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj saj.

“Sot u inaugurua në Kuçovë, pas rikonstruksionit të Aeroportit, baza ajrore e NATO-s në Shqipëri.

Partia Demokratike, si forca politike e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO dhe që 15 vjet më parë me reforma të thella dhe të shumëanshme antarësoi Shqipërinë në NATO, përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Partia Demokratike garanton NATO-n se ajo sot dhe në të ardhmen mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe mbetet e vendosur në respektimin e të gjitha detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj saj”, shkruan ai.