HomeDiaspora

Edhe dy termete të fortë në orët e para të mëngjezit në Malin e Zi dhe Turqi

Edhe dy termete të fortë në orët e para të mëngjezit në Malin e Zi dhe Turqi

Një tërmet prej 4.7 shkallësh të Rihterit u regjistrua më 3 prill afër Nikshiqit në Mal të Zi, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte 32 kilometra në veriperëndim të Nikshiqit, në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Dridhjet e tokës u regjistruan në orën 10:40 të së mërkurës.

Gjithashtu një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar pak momente më parë në Turqi.

Epiqendra ndodhet 57 km në jug-juglindje të qytetit të Antixhamanit. Thellësia fokale, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, është llogaritur në 8 km.