osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Tajvan, shikoni rrëshqitjet e dheut në male!

VIDEO/ Tërmeti  i fuqishëm 7.4 ballë në Tajvan, shikoni rrëshqitjet e dheut në male!

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur Tajvanin, më i forti në 25 vitet e fundit. Autoritet lokale paralajmëruan cunam në ishujt fqinje të Japonisë Jugore dhe Filipineve, por alarmi u hoq më vonë. Deri tani raportohet për 4 persona të vdekur dhe 56 të plagosur, por ka ende njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Epiqendra ishte në një thellësi prej 15.5 km larg bregut lindor të ishullit. Qyteti i Hualien është më i prekuri: 26 ndërtesa janë shembur deri më tani në të gjithë Tajvanin, gjysma e tyre në Hualien.

Tërmeti u ndje deri në Kinë: në Shangai, Fuzhou, Xiamen, Quanzhou dhe Ningde. Tërmeti ndërpreu energjinë elektrike në disa zona të kryeqytetit Taipei : më shumë se 87 mijë familje në të gjithë ishullin janë ende pa energji elektrike.

Në kryeqytet, metroja u rikthye menjëherë në funksion, madje nga hekurudhat njoftuan se për momentin nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

“Rreziku i cunamit pas tërmetit të fuqishëm pranë Tajvanit është tejkaluar në masë të madhe”, njoftoi Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit, një observator me qendër në Hawaii.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se disa valë të vogla cunami arritën në pjesë të prefekturës jugore të Okinawas, por më vonë e uli paralajmërimin për cunami.

Ishujt Filipine kanë këshillua banorët në zonat bregdetare të disa provincave duke u kërkuar atyre që të evakuohen në zona më të larta.

Tërmeti ishte më i forti që goditi ishullin që nga viti 1999, kur një tërmet me magnitudë 7.6 vrau rreth 2,400 njerëz. Hualien është një zonë e Tajvanit veçanërisht e prirur ndaj tërmeteve: 17 njerëz vdiqën në 2018.