HomeAktualitetDebat

“Paskemi mysafirë”! Humor për të qarë apo për të…? Pas ndarjes, Meta dhe Kryemadhi shtrëngojnë duart në seli: Unë jam e shtëpisë këtu!

“Paskemi mysafirë”! Humor për të qarë apo për të…?  Pas ndarjes, Meta dhe Kryemadhi shtrëngojnë duart në seli: Unë jam e shtëpisë këtu!

Para Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shtrënguar duart.

Mes tyre kohet e fundit ka pasur për përplasje politike, e cila është konfirmuar si nga Meta, ashtu edhe nga Kryemadhi.

Gjithashtu kohët e fundit, raportohet se ata nuk jetojnë më në një shtëpi, pasi siç tha Monika Kryemadhi, janë futur palë të treta, që nuk i kanë ndarë vetëm politikisht.

Në sallën ku zhvillohen punimet e KDK së PL, ishte e pranishme Monika Kryemadhi, e cila mbante të veshur një bluzë me shkrimin: “Here i Am” – “Ja ku jam”.

Në momentin kur Ilir Meta u fut në sallë, ai tha “Paskemi mysafirë”.

Ndërsa Monika Kryemadhi u përgjigj duke thënë: “Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë”.