osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Këngëtari grek i mëson Tiranës t’u kërkojë ndjesë e të falenderojë të ardhurit

Këngëtari grek i mëson Tiranës t’u kërkojë ndjesë e të falenderojë të ardhurit

Para pak ditësh, gjatë një koncerti në Pallatin e Kongreseve, këngëtari tepër i njohur grek Antonis Remos tha disa fjalë, të cilat në mos të reflektojmë, duhet të na shtyjnë të paktën, të ndalemi. Në një moment të caktuar ai iu drejtua të pranishmëve:

“Faleminderit që keni ndihmuar Greqinë kur ajo ka pasur nevojë! Ndjesë që grekët, ndonëse jo të gjithë, ju kanë lënduar”.

Çfarë e shtyu këtë artist ikonë në vendin e tij e këtë grek 24 karatsh të falënderonte shqiptarët dhe të kërkonte ndjesë për bashkëkombasit mu zemër të Tiranës? Për më tepër, këtë “mea culpa” e këtë mirënjohje historike e afishoi në një kohë kur në Greqi retorika ndaj Shqipërisë, më saktë ndaj qeverisë shqiptare (mendjet e ngushta nuk i ndajnë dot këto dy nocione) është tepër e ndezur.

Artistët, këngëtarët apo njerëzit e kulturës, skenat dhe podiumet, jo rrallë i përdorin për të nxitur ide, për të mbështetur kauza e ndonjëherë, pse jo, edhe për të provokuar. Ka raste kur përballen edhe me pasoja. Silurimi i Papës nga Madona, çoi në zvjerdhjen e publikut katolik ndaj saj; pohimet e një këngëtari të ri në San Remo këtë vit, shkaktuan protesta nga ana e Ambasadës së Izraelit në Romë, aq sa autoritetet e Rait dhe Ministria e Jashtme e Italisë u detyruan të reagonin; inskenimi i një parodie në katedralen e Moskës kundër autokracisë së Putinit, grupit “Pussy Riots” i ka kushtuar dy a tri vite burg.

Antonis Remos, këngëtari Antonis Remos, legjenda Antonis Remos, greku Antonis Remos në agjendë nuk kishte asnjë kauzë kombëtare, sociale a politike helene. Nuk kishte nevojë as të joshte e të miklonte publikun shqiptar. Fjalët i tha kur njerëzit po ngazëlleheshin e po mahniteshin nga këngët e nga zëri i tij.

Antonis Remosin nuk e njihja si këngëtar dhe të them të drejtën muzika e tij nuk futet në orbitën e parapëlqimeve të mia; nuk e di çfarë gazete lexon, nuk di për kë voton; nuk di ç’marrëdhënie ka me kabinetin e Micotaqisit (nëse ka) apo me Ministrinë e Kulturës; nuk di në i serviloset a jo Bashkisë së Athinës. Praktikisht e kam të pamundur të gjykoj me parametra të këtushëm një realitet tjetër.

Ajo që di është se artistët, shkrimtarët, njerëzit e mendimit, gjykojnë me mendje dhe zemër. Ata kanë bindjet, kanë ndjeshmëritë e tyre dhe shprehin atë që mendojnë, ashtu siç e mendojnë. Siç thashë pak më parë, kjo mund t’i rrezikojë të bien ndesh, jo vetëm me grupe të fuqishme ekonomike dhe politike, por edhe me idetë mbizotëruese, me opinionet e shumicës së njerëzve e madje t’u cënojë edhe simpatinë e publikut apo fansave.

Në rastin konkret, Antonis Remos, në qoftë se e ndjeu që duhej të na falënderonte ne shqiptarëve për faktin që në një periudhë të historisë, gjatë një krize urie ulëm në sofrat tona bashkatdhetarët e tij, e bëri dhe kaq! Në këta 30 vjet, ai me siguri do ketë ndeshur në paragjykime e gjykime ndaj sjelljeve të ndonjë shqiptari dhe do ketë dëgjuar jo pak cilësime si “njerëz primitivë, të egër”. Dhe … në qoftë se kjo i ka dhembur në shpirt, atëhere thjesht fare: e nxori dhe e tha. Në publik! Në Tiranë!

Historia dhe marrëdhëniet mes fqinjëve janë të mpleksura. Për të mos i ngrënë hakun historisë, të mos harrojmë që krizë mbijetese pati edhe Shqipëria në vitet 1990 dhe Greqia na hapi dyert. Sigurisht, duhet marrë në vlerësim edhe momenti historik i zhvillimit të atij vendi, nevoja për krahë pune. Por duhet thënë, se grekët, tjetër trajtim na bënë neve dhe tjetër magrebinëve, filipinëve apo emigrantëve nga Bangladeshi. Në atë fillim, ata na pranuan si “gjiton në hall”, na ulën në sofër me bujari e dhimbsuri, njëlloj si edhe ne dikur! Por populli i thjeshtë, reagimet i ka të drejtpërdrejta: po aq shpejt sa të pranon e të mirëkupton, po aq shpejt mund të zhgënjehet e të revoltohet edhe nga veprimi më i vogël që mund të bjerë ndesh me normat e tij.

Antonis Remos, si bir emigrantësh në Gjermani, por edhe si çdo njeri me arsye preferon të shikojë të mirën. Veç kësaj, si artist e si muzikant me shpirt të butë ku strehon humanizëm, e ndien dhe e ka të qartë se ato “bëma” ne nuk i kemi kryer se jemi shqiptarë, apo se në ADN paskemi të keqen e prapësitë.

Emigracionet e vrullshme dhe zhvendosjet masive të popullatave shoqërohen me troshitje të rendit, të qetësisë dhe me lloj-lloj negativitesh. Ndoshta, ky mund të jetë rasti të heqim një paralelizëm me Shqipërinë e veçanërisht me këtë Tiranën tonë, e cila para 30 vjetësh ishte 170 mijë dhe sot ka shkuar një milion a më shumë banorë.

Sa herë dëgjojmë rëndom që Tirana ka pas qenë e edukuar, e ndershme e vritytshme, e mirësjellshme, por ja që na e prishën këta të ardhurit! E më e turpshmja është se u janë vënë edhe etiketa fyese e poshtëruese: “malokë”, “çeçenë” e gjithfarë.

Kushdo që fillon një jetë nga zeroja, i çrrënjosur, i shkulur nga mjedisi i origjinës, pa shtëpi, pa njohje e pa lidhje, natyrisht bën një jetë të ashpër. Dhe jeta e ashpër sjell edhe veprime ashpra.

Përtej retorikës, pa gjithë këta “të ardhur” Tirana nuk do të ishte kjo e sotmja. Është një e vërtetë e prekshme, që tërë këto ndërtime, tërë këto punë të rënda, tërë këto shërbime të mundimshme, tërë këto sakrifica të mëdha, nuk i kanë bërë 170 mijët, por “ata” 1 milionët.
Koha që Tirana e më së pari njerëzit e kulturës, artit, ose ata me ndjekës dhe audiencë, të “ardhurve” të të njëjtit gjak me ta, t’u thonë të paktën një: “Faleminderit” dhe “Ndjesë” ka ardhur.