HomeAktualitet

Rruga e Arbrit pa mirëmbajtje në terren: Firma Gjoka nuk duket gjëkundi!

Rruga e Arbrit pa mirëmbajtje në terren: Firma Gjoka nuk duket gjëkundi!

Një rrëshqitje gurësh nga skarpatet e Rruga e Arbrit ka dëmtuar dy automjete që po qarkullonin në këtë aks rrugor. Në terren nuk është konstatuar prania e firmave të mirëmbajtjes së rrugës, pavarësisht rrezikut të krijuar për qarkullimin.

Rrëshqitje gurësh nga skarpatet e Rruga e Arbrit janë regjistruar sonte në segmentin Bulqizë–Qafa e Buallit, duke shkaktuar dëme materiale në dy automjete që po qarkullonin në këtë aks.

Sipas burimeve të Report TV, gurët kanë rënë papritur në karrexhatë, duke goditur mjetet dhe duke krijuar rrezik për drejtuesit e automjeteve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

LEXO EDHE:
Përmbytjet e Durrësit, Sako iu përgjigjet akuzave të opozitës: Të dy hidorvorët në punë, nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë

Segmenti i Rrugës së Arbrit është ndërtuar dhe duhet të mirëmbahet nga Kompania Gjoka, ekipet e së cilës nuk duken gjëkundi, sipas raportimeve në terren.