Nga Xhetan Koka
Ngre publikisht shqetësimin dhe kërkoj reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse për situatën e krijuar në disa pika të qarkullimit rrugor në Peshkopi, ku shkelja e rregullave të ndalimit dhe parkimit po cenon sigurinë e qytetarëve dhe po krijon pengesa serioze për lëvizjen e mjeteve të emergjencës.
Nuk mund të lejohet që pranë vijave të bardha, hyrje-daljeve të shëtitores dhe kryqëzimeve të rëndësishme të vazhdojnë ndalimet në kundërshtim me ligjin. Këto veprime rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe pengojnë shërbimet jetike si ambulancat dhe zjarrfikësit.
Kërkoj ndërhyrje konkrete dhe të menjëhershme nga Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe institucionet vendore përgjegjëse për:
– Zbatimin pa përjashtim të ligjit për çdo mjet që bllokon hapësirat e ndaluara.
– Lirimin e zonave pranë vijave të bardha dhe hyrje-daljeve të shëtitores.
– Kontrollin e ndalimeve të kundërligjshme në unazë dhe kryqëzime.
Problemet e evidentuara janë:
– Linja Muhurr–Peshkopi dhe Peshkopi–Muhurr, në unazë, pranë kryqëzimit dhe vijave të bardha.
– Linja Kastriot–Peshkopi dhe Peshkopi–Kastriot, në unazë, pranë kryqëzimit dhe vijave të bardha.
– Ndalimet e taksive në kundërshtim me ligjin pranë unazës, kryqëzimeve, vijave të bardha dhe hyrje-daljeve të shëtitores.
– Kryqëzimi Velia–Peshkopi.
Qytetarët kërkojnë siguri, rend dhe zbatim të ligjit. Institucionet kanë detyrimin të veprojnë dhe të mos lejojnë që shkeljet të kthehen në normalitet.

https://www.facebook.com/share/r/1ENCohYgvV/
Presim marrjen e masave konkrete dhe të menjëhershme në interes të sigurisë së çdo qytetari.

