GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni. Ajo doli sot para Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e masës, e shoqëruar nga avokati i saj, Kastriot Selita.
Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. SPAK gjeti 9 faqe dokumente sekrete të SHISH në makinën e Ergys Agasit, i arrestuar për aferën e AKSHI-t, të cilat dyshon se ia ka vënë në dispozicion Hyseni.
Kjo e fundit ishte pyetur më 18 shtator nga SPAK, jo për herë të parë, si person në dijeni për lidhjet me biznesmenin, por ka pretenduar se komunikimet mes tyre ishin në kuadër të bashkëpunimit të tij si informator i SHISH.

