Berisha sulmoin Manjën! Deputeti: Sali, emri i Shkëlzenit del në dosjet e SPAK! Kreu i PD: Publikoje (VIDEO)

Berisha sulmoin Manjën! Deputeti: Sali, emri i Shkëlzenit del në dosjet e SPAK! Kreu i PD: Publikoje (VIDEO)

Ndërsa parlamenti “vlonte” nga debatet për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni e akuzuar se ka ndihmuar Ergys Agasin gjatë arratisë, një moment mes Sali Berishës dhe Ulsi Manjës tërhoqi vëmendjen në Kuvend.

Deputeti socialist, siç shihet edhe në video, është afruar në krahun ku ndodhej opozita duke biseduar me Sali Berishën. Manja dallohet teksa i drejtohet Berishës disa herë me gisht, ndërsa deputetë të tjerë të opozitës ndjekin debatin.

Tema e diskutimit mes tyre ka qenë Shkëlzen Berisha, djali i kreut të PD. Ulsi Manja mësohet se i ka thënë Berishës se edhe emri i djalit të tij del në dosje të ndryshme, pas akuzave të kreut të PD se emri i Manjës dilte në dosjen e Agasit.

“Ulsi, shko merr dosjen sa herë të del emri aty”, i tha Berisha-Manjës në Kuvend.

“Në dosje hyn dhe del edhe emri i djalit tuaj”, mësohet t’i ketë thënë Manja-Berishës.

Pasi Berisha u pyet jashtë nga Kuvendit mbi këtë deklaratë të Manjës, Berisha tregoi edhe çfarë i ka replikuar Manjës, së cilit deklaroi se i ka kërkuar ta publikojë dosjen ku del emri i të birit.

“Ulsiut i del emri aty. Atij i del emri se Ulsi është një vasal i Lubisë, apo për arsye të tjera, do ta sqaroj e do ua them. Nëse është emri ta publikojnë që nesër. Por emri i Ulsit del aty si shërbëtor i Lubisë. Po e ke publikoje”, tha Berisha.