Në dokumentet zyrtare të publikuara për herë të parë për projektin në Zvërnec në “Pasqyra e Flamingos”, zbulohet arsyeja pse plani fillestar i investitorit, i shtrirë në zonë të mbrojtur, u refuzua nga qeveria. Arsyeja kryesore: ndikimi në mjedis, në një zonë që ka duna, shpendë migratorë dhe biodiversitet të rrallë, e po ashtu dhe rreziku për ndotjen e ujërave dhe të lagunës së Nartës.

Kliko këtu për të lexuar arsyet e plota pse u kthye leja e parë për Zvërnecin
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, me një vendim të 15 majit të vitit 2026, konfirmon se sipërfaqja e projektit ndodhet brenda Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro–Nartë” dhe prek monumentet natyrore “Laguna Limopuo” dhe “Kodrat Molasike të Zvërnecit”. Çdo zhvillim, sipas institucionit, duhet të respektojë statusin e mbrojtjes dhe objektivat për ruajtjen e biodiversitetit, ndaj kërkohet vlerësim i thelluar mjedisor.
Foto nga arsyet e plota pse u kthye leja e parë për Zvërnecin
\Komplesi “Zvërnec Peninsula” ka zhvillues shoqërinë “Zvernec South Adriatic Development” që lidhet me dhëndrin e Presidentit Donad Trump, Jared Kushner. Dokumentet zbulojnë saktësisht çfarë do të ketë në 1.7 milionë metra katrorë ndërtim, në rreth 266 hektarë truall. 771 mijë m² janë për rezidenca, 292 mijë m² për hoteleri, me struktura deri në 8 kate me lartësi maksimale 39 metra. Do të ketë gjithashtu hapësira rekreative dhe marinë.
Plani për Zvërnecin
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë:
Kliko këtu për të lexuar arsyet e plota pse u kthye leja e parë për Zvërnecin

