Një tufë antisemitësh lab për të disatën ditë kanë dalë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në zonën e qendrës historike të qytetit.
Protestuesit kanë kërkuar anulimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Vlorës për këtë projekt. Sipas tyre, ndërtimi i muzeut në këtë zonë rrezikon të dëmtojë historinë dhe identitetin e Vlorës, ndërsa shprehen se vendndodhja e përzgjedhur është shumë pranë qendrës historike dhe hapësirave me rëndësi për qytetin dhe Klubin Labëria.
Protestuesit deklarojnë se nuk do të ndalen me këtë tubim dhe paralajmërojnë vijimin e kundërshtimit të projektit. Ata kërkojnë që, përpara marrjes së çdo vendimi përfundimtar, të shqyrtohen edhe alternativa të tjera për vendndodhjen e muzeut.
“Jemi pak, por kemi një kauzë të drejtë. Që jemi pak, është e natyrshme, pasi Vlora është një bastion i madh i të majtës. Nëse duhej ngritur një muze, këtë muze duhet ta ngrinim për Kinën, e cila kur u prishëm me Bashkimin Sovjetik na ndihmoi shumë. Kërkesa e parë nga protestuesit do të jetë anulimi i ndërtimit të muzeut hebraik. Dëmton historinë dhe identitetin e qytetit”, tha një prej protestuesve.
Të premten, kundërshtarët e projektit zhvilluan një protestë edhe në Tiranë, duke kërkuar rishikimin e projektit dhe vendndodhjes së tij.

