HomeAktualitetDebat

Nikoll Lesi pasi takoi Metën tek “furri bukës” përballë, replikon me Ramën: Shko flit me Metën se do bini dakord, ndryshe protesta dhe fundin e Nanos do gjesh!

Nikoll Lesi pasi takoi Metën tek “furri bukës” përballë, replikon me Ramën: Shko flit me Metën se do bini dakord, ndryshe protesta dhe fundin e Nanos do gjesh!

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa replika me Nikoll Lesin, në emisionin “Repolitix” në Report TV, ku ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme.

Lesi: Duro, duro, por atë të lodhurën do e shohim nga dhjetori. Nga pranvera do e shohësh lodhjen.

Rama: Çfarë do shohim? Me Kohën tonë”

Lesi: Se do vijmë te pyetja e opozitës.

Rama: Në emër të kujt flet?

Lesi: Unë flas në emër të oponencës.

Rama: Çfarë do shohim? Se me “Kohën tonë s’kam çfarë të shoh”.

Lesi: Uroj që kurrë mos të të shoh si Fatos Nano duke ikur me vrap.

Rama: Ku të iki.

Lesi: Do të rethojnë Kryeministrinë të opozitës.

Rama: Koha Jonë?

Lesi: Jo jo, opozita.

Rama: Aaa ti flet në emër të atyre?

Lesi: Po kam informacion se unë jam gazetar, si nga Kryeministria, si nga opozita.

Ja pyete, është bërë gati, besoj se do i shohin zyrën.

Rama: Do ketë çadër?

Lesi: Jo jo, s’ka çadër. Do i shohin pikturat e zyrës se i ka të bukura.

Minga: Para apo pas zgjedhjeve?

Lesi: Nuk e di por përpara zgjedhjeve…Uroj të mos ikësh në Maqedoni, si Fatos Nano, i veshur si fshatar. Mbaje mend.

Lesi ka akuzuar Ramën, se ka sulmuar Ilir Metën, pse nuk dekretoi Sandër Lleshin.

“Në pikë të mëngjesit kryeministri në Twitter dha lajmin e dorëhqjes së Xhafajt, kishte frikë se mos i ndërronte mendjen.

Rama e bëri urgjent në Twitter.

Një shkresë pa kokë ishte propozimi për Sandër Lleshin.

Pasi u publikua lajmi se Meta nuk do ta dekretonte, Rama futi zagarët politikë për ta sulmuar Metës.

Pasi ky i fundit nuk e dekretoi, në parlament gjatë fjalës Rama kishte një mllef të jashtëzakonshëm për ta grirë presidentin”, u shpreh Nikoll Lesi, që nuk lejon t’ia shajnë Metën.