HomeAktualitetDiaspora

Në Shqipëri “agjentët” e kazaneve dalin bllof: Vuçiç tregon siç është të vërtetën e hidhur për Gruevskin!

Në Shqipëri “agjentët” e kazaneve dalin bllof:  Vuçiç tregon siç është të vërtetën e hidhur për Gruevskin!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur se ish-Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski nga Maqedonia hyri në Shqipëri, pastaj në Malin e Zi, dhe përmes Serbisë nga pika kufitare Horgosh në Hungari.

Vuciç tregoi se më 11 nëntor Gruevski nga Maqedonia me kartë identiteti, i shoqëruar nga dy shtetas hungarez ka hyrë në territorin e Shqipërisë.

Më 12 nëntor, pak para orës 22:30 me ID ka hyrë nga Gostuni në Serbi.

“Kjo nuk ndodhi më 13 nëntor kur Interpol Shkupi lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar. Çfarë prisni? A të arrestojmë njerëz që nuk janë në kërkim?” u shpreh Vuçiç, duke shtuar se ai ka thënë të vërtetën në lidhje me arratisjejn e Gruevskit.