osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ta shesësh hallin personal, si problem kombëtar!

Ta shesësh hallin personal, si problem kombëtar!

Nga Alfred Peza

Prej vitesh është përvijuar derisa më në fund duket se e ka fituar edhe qytetarinë, kultura e shitjes në publik të halleve personale, si probleme apo si çështje të të gjithëve. Eshtë një lojë që erdhi duke u sofistikuar në përpjestim të drejtë me rritjen e hapësirave dhe mundësive në komunikimin publik të shumëkujt, dhe tani ajo po masivizohet aq shumë, sa pothuajse po shndërrohet e po mer përmasat e një sporti kombëtar.

E luajnë këtë sport që nga qytetari i thjeshtë e deri tek grupet më të fuqishme të interesit. Nga ai ose ajo që ka një qasje në rrjetet sociale, e deri tek ata që zotërojnë industritë e informimit dhe argëtimit të opinionit publik. Nga ata që zgjedhin, tek ata që zgjidhen. Nga të papunët apo të punësuarit, e deri tek punëdhësit më të vegjël apo më të mëdhenj. Nga votuesi më i thjeshtë, e deri tek përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe liderët politikë deri në majën e piramidës shtetërore.

Kjo qasje ndër ata që nuk kanë një zë por janë duke kërkuar që ta kenë atë, për ta përdorur për vete dhe për të mirën publike është e kuptueshme, e mirëpritur dhe e padëshme. Krejt ndryshe është puna kur vjen fjala tek aktorët me peshë dhe faktorët në pozita të fuqishme apo në pozicione sensitive, në hierarkinë tonë shoqërore.

Të parët, e shumta e bëjnë është ose për të tërhequr vëmendjen e një audience sa më të madhe, ose thjeshtë për të rënë në sy, ose për tu dëgjuar rreth një shqetësimi real. Ato thjeshtë duan që të meren në konsideratë, qoftë nëpërmjet solidaritetit kolektiv ose qoftë edhe për ta shtyrë zërin e tyre, pak më lart në piramidë. Edhe nëse ndokush prej tyre e bën për të keq, dëmi apo pasoja që ajo sjell për shoqërinë është ose zero, ose krejt e papërfillshme.

Ndërsa të dytët, e bëjnë nisur nga pozitat e të fortit dhe duke dashur që ta shesin hallin personal (të çfarëdo lloji) si problem kombëtar. Kërkojnë që të shumëfishojnë fuqinë e zërit të tyre, për të rritur masën e imponimit në atë mënyrë, që të përfitojnë sa më shumë e duke u marë më shpejt e më shpesh në konsideratë.

Le të marin një shembull të thjeshtë nga politika. Orët e fundit kryetari i opozitës shqiptare Lulzim Basha gjatë një takimi me fermerët në fshatin Poshnje të Beratit u shpreh se “për të gjithë vendin, hapi i parë (kur PD të rikthehet në pushtet) do të jetë heqja e taksës Rama mbi naftën.” Bukur! Megjithëse një premtim që bëhet prej 28 vjetësh, nuk ka asgjë të keqe që ta përsërisësh edhe tani. Basha vijon: “Në momentin e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalisht 300 lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë, me naftën bujqësore.”

Më tej kryetari i PD citohet nga mediat të ketë thënë, se “që ky plan të konkretizohet, duhet të heqim pengesën që ndodhet përpara (Edi Rama), pengesë e cila duhet larguar (nga qeveria) nëpërmjet bashkimit.” Sipas tij, pa ndryshuar gjendja politike, pa pasur një qeveri (me Lulzim Bashën Kryeministër, kuptohet) që e ka të lidhur fatin me qytetarët dhe jo me banditët dhe kriminelët, nuk duhet pritur asnjë ndryshim. Pra, as ndryshimi i çmimit të naftës.

“Një shprehje kam dëgjuar këto 3-4 javë(!) që kam lëvizur: “Na ka shkuar në palcë! Nuk ka pse të na shkojë në palcë. Ne jemi shumica, ju jeni shumica. Ejani ta marrim fatin tonë në duart tona!”, tha Lulzim Basha.

Pra, siç shihet qartë edhe nga ky monolog, e vetmja alternativë që ka lideri i opozitës sonë është: Hiqni Edin, që të vijë Luli! Dhe mirë e ka. Sepse nëse qytetarët që ai takon nëpër Shqipëri, kanë halle nga më të ndryshmet, ai vetëm një hall ka. Vetëm këtë që u tha fshatarëve të Beratit e që ia thotë në mënyra të ndryshme, të gjithëve. Ai ka të paktën 6 vjet, që vetëm këtë hall ka.

E duhet ta mirëkuptojmë, sepse nuk është një hall i vogël siç mund ta mendojë ndokush! Qëshkurse u bë Kryetari i PD dhe i opozitës, ai nuk ka hall tjetër. Ashtu si Jovan Bregu tek “Pallati 176” që donte të bëhej thjeshtë “një copë magazinier”, edhe Lulzim Basha kërkon që të bëhet thjeshtë Kryeministër! Pse duhet të jetë kaq e vështirë për shqiptarët, që tja plotësojnë një dëshirë të tillë?!!