HomeAktualitetDebat

K.ërcënimi me v.dekje ndaj Salianjit, flet Rama: Largqoftë t’i ndodhi gjë, se nuk imagjinohet protesta të bërtasin “Ervin, Ervin, ti je gjallë”

K.ërcënimi me v.dekje ndaj Salianjit, flet Rama: Largqoftë t’i ndodhi gjë, se nuk imagjinohet protesta të bërtasin “Ervin, Ervin, ti je gjallë”

Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit komentoi k.ërcënimin me v.dekje që i është bërë deputetit Ervin Salianji, pasi u tha se ka marrë një letër nga b.urgu.

Teksa flet për banorët e Astirit, që sipas kryeministrit kanë disa ndërtime pa leje në Tiranë dhe jo vetëm në zonën e Unazës së Re, ironizoi edhe lajmet për Salianjin, duke u shprehur se uron të mos i ndodhë gjë pasi nuk imagjinohet protesta pa të.

“Është një Arben Arben që thotë jo se ç’na duhen ambasadorët, pasi ka ndërtuar 3 objekte te Njësia 7.

Tani e dua 100% dëmshpërblimin për këtë të katërtin se ky është si fëmija i vogël.

Do marr a.rmët thotë Beni do mbroj pronën time, që e kam shpik bashkë me Palin dhe Mondin.

Me këtë rast solidaritet për atë që i e ka ndodhur Salianjit, largqoftë t’i ndodhi gjë, se nuk imagjinohet protesta të bërtasin: ‘Ervin, Ervin ti je gjallë”, tha Rama.