HomeAktualitetDebat

Efektivët e plagosur, Velaij: Ky vend nuk kthehet më pas nga salinjtë! Keni të gjithë solidaritetin e kryeqytetit

Efektivët e plagosur, Velaij: Ky vend nuk kthehet më pas nga salinjtë! Keni të gjithë solidaritetin e kryeqytetit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për efektivët e plagosur gjatë protestës përpara Parlamentit.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se e gjithë Tirana e ndershme dhe e drejtë është në mbështetje të Policisë së Shtetit, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë efektivëve të plagosur.

“E gjithë Tirana e ndershme dhe e drejtë, është në mbështetje të Policisë së Shtetit e djemve dhe vajzave në uniformë!

Shërim të shpejtë Komandant Dhimitraq Ziut dhe efektivëve të lënduar.

Keni të gjithë solidaritetin e kryeqytetit! Ky vend nuk kthehet më pas nga salinjtë.”, nënvizon Veliaj.