HomeAktualitet

Absurdi/ Ka mbaruar shkollën në privat, militanti i LSI-së proteston për tarifat te universitetet publike

Absurdi/ Ka mbaruar shkollën në privat, militanti i LSI-së proteston për tarifat te universitetet publike

Të tjerë emra të infiltruar nga LSI-ja në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, janë zbuluar ditën e sotme.

Një prej tyre është Vivian Golemi. Mjafton që të bësh një kotnroll në Facebook-un e tij dhe konstaton lehtësisht se është i mbushur me foto të Ilir Metës dhe të Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Por Golemi është edhe pjesë e strukturave drejtuese të kësaj force. Kështu ai figuron edhe si anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së të zgjedhur pas votimit në Konventën Kombëtare Zgjedhore të kësaj force që në 2016.

 Madje, historia është edhe më absurde, pasi Vivian Golemi nuk është fare student në Universitetet publike. Studimet e larta ai i ka kryer në një prej universiteteve private në vendin tonë ku tarifat janë së paku dyfishi i tarifave shtetërore.

Ndërkohë, emir tjetër është ai i Denis Xibrit, i cili e ka mbushur profilin e tij në Facebook me falenderime për ish-kryetarin e LSI-së Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Që prej fillimit të protestave, PD dhe LSI tentuan që të infiltrojnë njerëzit e tyre për t’i dhënë asaj ngjyrime politike. Nga ana tjetër qeveria ka shprehur gatishmërinë për të negociuar me studentët për të arritur një marrëveshje që do t’i kënaqte palët.